LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në prag të Kuvendit Kombëtar, Basha thërret Kryesinë

14 Dhjetor 2018, 14:54, Aktualitet CNA
Në prag të Kuvendit Kombëtar, Basha thërret Kryesinë

Ndërkohë që nesër zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie ka vendosur që sot të thërrasë kryesinë. Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Basha ka vendosur të thërrasë Kryesinë e PD-së, sot në orën 18:00.

Por, edhe kjo duket të jetë një farsë e radhës. Lulzim Basha ka thirrur kryesinë, pasi i kishte mbyllur vetë të gjitha. Pasi mbylli grupet e punës, pasi nxori vetë udhëzimet dhe pasi zgjodhe vetë kryetarët, ka thirrur Kryesinë.

Meqënëse nesër do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, i cili do të zgjedhë Këshillin e ri, por që në fakt edhe Këshilli i vjetër nuk është se u mblodh ndonjëherë. Në katër vite, është mbledhur vetëm për konstituim dhe Lulzim Basha nuk e thirri asnjëherë.

Dhe tani në prag të Kuvendit Kombëtar, kreu i PD ka vendosur të thërrasë Kryesinë, por që pritet të ketë një bojkot ndaj Bashës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga