LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me këto truqe do të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga tharja e lëkurës në dimër

13 Dhjetor 2018, 23:00, Aktualitet CNA
Me këto truqe do të shpëtoni njëherë e

Vishu mirë

E ftohta si dhe ajri i thatë gjatë muajve të dimrit, bëjnë që uji në trupin tuaj të avullojë më shpejt. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se trupi ynë humb 25% të aftësisë për të mbajtur sasinë optimale të ujit në trup. Mund ta evitoni këtë duke veshur doreza dhe shall kur gjendeni jashtë shtëpisë.

Shmangni dushet me ujë të nxehtë

Një dush me ujë të nxehtë mund të jetë shumë tundues, por temperatura e lartë e ujit do ta thajë lëkurën tuaj. E mira do të ishte që të përdornit vajra gjatë dushit si dhe të mbani ujin në një temperaturë konstante. Kohëzgjatja e dushit nuk këshillohet të jetë më shumë se 10 minuta, ndër të tjera rekomandohet të shmangen sfungjerët e ashpër, që mund të irritojnë lëkurën.

Ndëro sapunin

Një ndër shkaqet kryesore të tharjes së lëkurës janë edhe sapunët  me përbërje të fortë kimike. Sapunët kanë tendencën që të thajnë lëkurën dhe është mirë të shmangen, në vend të tyre duhet të përdoren produkte që e hidratojë lëkurën.

Hidratohu

Zakonisht nuk kemi shumë etje gjatë dimrit, problemi është se gjatë dimrit humbim më shumë ujë se sa humbim në verë,sidomos nëse qendrojmë gjatë gjithë kohës brenda shtëpisë.Kjo e bën shumë të lehtë që të dehidratohemi, pa e kuptuar,kjo sjell me vete edhe tharjen e lëkurës.  Pini ujë rregullisht edhe nëse nuk keni etje si dhe shmangni kafeinën./Cna.al

Lajmet e fundit nga