Connect with Us

“Maska bie një ditë Lul!”/ Jozefina Topalli mesazh Bashës

Aktualitet

“Maska bie një ditë Lul!”/ Jozefina Topalli mesazh Bashës

Publikuar

-

Lulzim Basha: Jozefina Topalli “vrasëse” me pagesë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka drejtuar një mesazh sot kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli e cilëson mbledhjen e nesërme të Kuvendit Kombëtar të PD në kundërshtim të hapur me statusin e PD.

“Ne kundershtim me statusin e Partise Demokratike , ne thyerje te gjithe tradites demokratike 25 vjecare, si nje Lul i vertete ai ( perseri) nuk thirri as kryesine, as Keshillin Kombetar per t’u konsultuar as per daten e Kuvendit, as per axhenden, as per çeshtjet politike te dites, as per humbjet e tij elektorale.
Ne fakt, qe diten qe Lulzim Basha eshte ulur ne karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjehere Keshillin Kombetar duke hyre ne rekordet guiness te politikes shqiptare.”-shkruan Topalli.

Më tej, ish-kryeparlamentarja thekson se “Ajo qe lindi si force demokratike sot eshte kthyer ne nje force ku demokracia nuk ka me hapesire; ku zgjedhjet brenda partise jane vrare; ku te rinjte perfaqesohen me disa figura komike dhe banale; ku intelektualet nuk kane vend; ku kontribuesit jane armiq, ku nuk ka te djathte, ku vlerat nuk vlejne dhe ku parimet shihen si anakronizma”.

Gjithashtu Topalli ka reaguar edhe në lidhje me protestat studentore, ndërsa shkruan se “Nuk ndodh kurre, qe protestuesit te refuzojne kryetarin e opozites.
Kjo ndodh vetem kur opozita tradheton misionin e saj, si ne rastin e lb.
Prandaj ai refuzohet.
Po te mos ishte Lulzim Basha ne krye te PD , Edi Rama do ishte rrezuar nje mije here, e do ishte harruar tani.”

Postimi i plotë:

Maska bie nje dite Lul!

Duket sikur kesaj here i ka ra mbare.
Askush se ka mendjen tek ai. Dhe luli ka caktuar qe me 15 Dhjetor te beje Kuvendin e Partise.
Ne kundershtim me statusin e Partise Demokratike , ne thyerje te gjithe tradites demokratike 25 vjecare, si nje Lul i vertete ai ( perseri) nuk thirri as kryesine, as Keshillin Kombetar per t’u konsultuar as per daten e Kuvendit, as per axhenden, as per çeshtjet politike te dites, as per humbjet e tij elektorale.
Ne fakt, qe diten qe Lulzim Basha eshte ulur ne karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjehere Keshillin Kombetar duke hyre ne rekordet guiness te politikes shqiptare.
Per ta thjeshtesu, eshte njelloj sikur Edi Rama te mos kishte lejuar te mblidhej Kuvendi iShqiperise asnje here, qekur ai eshte bere Kryeminister.

Por luli “shkelqen” me talentin e tij sidomos kur emeron kryetaret e degeve te Partise, kandidatet per kryetare bashkie dhe listat e deputeteve.
Kujtoni vetem “ zgjedhjet e fundit te degeve” ku Luli i madherishem konfirmoi ne 90% te rasteve,te gjithe humbesit e zgjedhjeve te 2017.

Nderkohe per kandidatet per drejtues te medhenj te partise, bashkive e deputeteve, ai mbledh kryesine e shtepise.
Gruaja, kunati, drejtoresha e bizneseve te kunatit, vjehrri dhe disa oligarke vendosin, se kush dhe ku do kandidojne ne emer te PD.

(Se harrova , familja e tij nga gruaja nuk kane votuar asnjehere PD deri ne 2005.)

LEXO EDHE:  Skandal/ Zbulohet si Rama po vjedh taksat e shqiptarëve  

Keshtu ka ndodhur 4 vite me pare me kandidatet per kryetare bashkie dhe po njelloj per deputetet famoze te tij dhe rezultatet ishin ata qe te gjithe e dijne.

Njelloj do ndodh perseri per kryesine e re te asaj qe quhet PD-l, por qe nuk eshte Partia Demokratike.
Ajo qe lindi si force demokratike sot eshte kthyer ne nje force ku demokracia nuk ka me hapesire; ku zgjedhjet brenda partise jane vrare; ku te rinjte perfaqesohen me disa figura komike dhe banale; ku intelektualet nuk kane vend; ku kontribuesit jane armiq, ku nuk ka te djathte, ku vlerat nuk vlejne dhe ku parimet shihen si anakronizma.
Ndryshe nga vokacioni perendimor i PD se 3 dekadave me pare, Lulzim Basha nuk pelqen me orientimin perendimor.
Ai sulmon nderkombetaret me nje gjuhe krejt te papranueshme duke deshmuar se ai ndryshe nga cfare thote per vehten , eshte nje person me formim enverist, ku emerimet i ben familja, ku vendimet politike e lobingjet me jashte i ndjek gruaja; ku licencat dhe ndertimet e pallateve i mbulon vjehrri; ku ne kontot bankare te kunatit, oligarket derdhin me qindra milione leke, sic deshmojne dokumentat e publikuara ne media.
Ajo qe lindi si forca politike qe solli voten e lire eshte kthyer ne nje biznes politik ku nuk ekziston me as zgjedhje as vota, as parime as vlera.

Keta jane vetem disa nga arsyet se pse Luli nuk mund te afrohet tek studentet. Dhe nuk po flas sot per ligjin e arsimit, qe Luli e mbrojti deri ne fund pavaresisht kritikave tona.

Eshte unike ne bote ne fakt, qe opozita e vertete te derdhet ne rruge, nderkohe qe Kryeatri i opozites farmale te ndryhet ne pallate.
Nuk ndodh kurre, qe protestuesit te refuzojne kryetarin e opozites.
Kjo ndodh vetem kur opozita tradheton misionin e saj, si ne rastin e lb.
Prandaj ai refuzohet.
Po te mos ishte Lulzim Basha ne krye te PD , Edi Rama do ishte rrezuar nje mije here, e do ishte harruar tani.
Po ashtu sikur te mos ishte Edi Rama qe e mban, lulzim Basha nuk do ishte aty duke mbajt peng PD dhe fatet e vendit.
Por, Edi Rama mund te bleje kryetarin farse te opozites, por nuk blen dot studentet.
Vendi yne vuan nga nje qeverisje qe ka humbur lidhjen me jeten e qytetareve te tij. Skandalet e saj nuk bejne me asnje pershtypje. Ne nje udhekryq te rrezikshem te vendit, 3-4 shahiste, mendonin se do vendosnin per fatin e 3 milion shqiptareve.
Ata gabuan rende.
Kriza e partive te tyre çoi ne krize gjithe sistemin.
Dhe per kete ka fajtore. Ka emra.
Keta dite, kur studentet jane derdhur ne cdo qytet te Shqiperise , kur protesta e tyre ka katalizuar cdo zemer shqiptari, nje rreze e bukur shprese eshte ndezur ne cdo shpi shqiptare.
Nese demokratet nuk do heqin pengmarresit , atehere studentet do shkrijne cdo force politike qe ka tradhetuar misionin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE