Connect with Us

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni, nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare

Aktualitet

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni, nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare

Publikuar

-

Një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare është edhe dieta ushqimore. Dietat ushqimore të cilat përmbajnë tepricë të sodiumit janë një nga shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve. Më poshtë j’u tregojmë cilat ushqime duhet të shmangni nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kripa

Konsumimi i tepërt i kripës mund të dëmtojë zemrën si dhe sistemin kardiovaskular, kjo sepse kripa ndikon në dëmtimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Për më tepër, konsumi në sasi të mëdha të kripës mban ujin në organizëm dhe sjell dëme edhe në sistemin tretës.

Fast food

Një pjatë mesatare me patate të skuqura, përmban 19 gram yndyrna si dhe 270 mg sodium.

LEXO EDHE:  Një mesazh dashurie dhe leksion mirësie nga Kisha Orthodhokse e Korçës

Mish i kuq

Mishi i kuq përmban yndyrna të hidrogjenizuara, të cilat mund të dëmtojnë  zemrën si dhe venat, ndaj është e rëndësishme që  ky produkt të konsumohet sa më pak.

Mishrat e përpunuar

Në grupin e  produkteve të  rrezikshme, për personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular janë edhe mishrat e përpunuar, si sallami, proshuta, pançeta si dhe produketet e tjera që kanë në bazë mishin e përpunuar. Nëse vuan nga hipertensioni, duhet të hash mish shumë pak të përpunuar me shumë pak kripë. Mishi që këshillohet për t’u konsumuar në të tilla raste është mishi i pulës si dhe ai i gjoksit të viçit./Cna.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Publikuar

-

Nga

Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka qëndruar për 5 orë në pyetje nga hetuesit. Rrëfimi i vrasësit “kishte shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat greke bazuar te burimet nga autoritetet. I akuzuari “ka përsëritur se meriton dënimin, por nuk e konsideron veten përbindëshi që paraqitet”.

Hetuesi dhe prokurori insistuan në pyetjet rreth asaj që ndodhi natën fatale. I akuzuari dyshohet se dha një përgjigje të hollësishme në lidhje me njohjen dhe martesën e tij me gruan e tij.

Kur arriti në përshkrimin e krimit, ai dyshohet se u përgjigj se nuk bëri asgjë për të ndihmuar gruan e tij, kur vuri re se rezistenca e saj po zvogëlohej duke u shuar.

LEXO EDHE:  Këto ushqime duhet t’i zhdukni nga frigoriferi nëse keni fëmijë

LEXO EDHE:  Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë?

Pastaj, sipas të njëjtit informacion, ai nuk dinte çfarë të bënte dhe pastaj filloi të mendonte për fëmijën e tij. Më pas piloti pretendoi se kishte marrë vendimin për të inskenuar grabitjen e rremë dhe e filloi duke vrarë qenin.

Ndjenja që ai la, sipas hetuesve, ishte se, edhe një hap para qelisë, ai ishte i interesuar më shumë për imazhin e tij te njerëzit sesa atë që ndodhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  Foto/ Forma e këtyre ushqimeve ka dalë jashtë parashikimeve

LEXO EDHE:  Çfarë e shkakton aromën e keqe të gojës/ Arsyet dhe këshillat që duhet të dini patjetër

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Mjeti humb kontollin, plagoset shoferja

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë është lënduar shoferja e tij.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, në rrugë Elbasan-Librazhd.

Mësohet se mjeti tip “Audi” është dëmtuar në pjesën e parme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE