LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilat janë 10 gjërat më të klikuara në Google për 2018?

14 Dhjetor 2018, 09:19, Aktualitet CNA
Cilat janë 10 gjërat më të klikuara në Google për

Historia e kërkimeve në Google mund t?ju tregojë shumë për një person, një shtet ose për të gjithë planetin.

Kjo pasi ditët e sotme, Google në shumë mënyra është një barometër global i kulturës, pasi përmbledh të gjitha pyetjet, kuriozitetet dhe frikërat( i keni parasysh diagnozat që vendosen nga interneti) që njerëzit kanë. Prandaj çdo dhjetor, motori më i madh i kërkimit online, publikon një përmbledhje të quajtur ?I gjithë viti në kërkime?, e që hedh më shumë dritë mbi mendimet dhe për çfarë kanë qenë të interesuar përdoruesit e internetit gjatë një viti. Kjo përmbledhje tregon për personat e famshëm të cilët janë kërkuar, eventet, dhe momentet që kanë ndikuar në ndryshimin e botës po kanë pasur vëmendjen maksimale të të gjitha vendeve.

Kjo është lista me 10 gjërat më të kërkuara gjatë 2018 dhe me shumë mundësi i keni kërkuar të gjithë personat apo eventet e mëposhtme të paktën njëherë:

Shifrat dhe të dhënat e publikuara nga Google, tregojnë dhe për çfarë njerëzit kanë qenë të interesuar të mësojnë më shumë në 2018, këtu përfshihen informacionet në masë që kërkohen për Bitcoin, ndërsa ka pasur një shtim të klikimeve për filmat dhe serialet, ku mund të vini ri që Black Panther është futur dhe në top 10. Gjithashtu është vënë re një shtim në kërkimet për sëmundjet mendore, depresionin, varësinë ndaj drogërave dhe vetëvrasjen, duke i dhënë një aspekt më të errët të gjithë vitit sipas Google.

Lajmet e fundit nga