LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

13 Dhjetor 2018, 17:38, Aktualitet CNA
Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës së Madhe.

Përveç kësaj kauze tashmë ata kanë kërkuar edhe lirimin e 18-vjeçarit Daniel Dobraj, i cili u arrestua për plagosjen e oficeres së Reneas, Ina Nuka.

Protestuesit kërkuan lirimin e banorëve që mbahen ende në burg padrejtësisht sipas tyre dhe arrestimin e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH Afrim Qëndro.

?Sot drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, atë studentin që duhet të ishte sot para kryeministrisë që të protestonte. Prapa hekurave duhet të jetë Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Prandaj tregojnë se sa të pavarur janë gjykatat në Shqipëri. Padrejtësisht rri në burg edhe Iliri edhe Dorjani. Prandaj lironi ata që janë të pafajshëm dhe fusni kriminelët në burg, ata që organizojnë vjedhje të tillë.?-tha një banor.

Më tej ai deklaroi se do sulmohet çdo fandromë dhe punonjës i ARRSH-së e Bashkisë që do tentojë t?i afrohet banesave.

Jemi të vendosur dhe do të sulmojmë çdo fadromë, çdo punonjës të ARRSH-së e Bashkisë. Do i sulmojmë tani sepse mbrojmë shtëpitë tona. nuk duam më dëmshpërblime por pezullimin e këtij projekti korruptiv?-tha banori i mbështetur edhe nga protestuesit e tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga