LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

13 Dhjetor 2018, 17:53, Aktualitet CNA
Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në zonën e  Astirit.

Në njoftimi të Bashkisë së Tiranës, shkruhet se peishja e kësaj ndërtese ka gjetur mirëkuptimin e poseduesit të saj, i cili e ka boshatisur paraprakisht.

?Ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e poseduesit të kësaj godine, i cili ka bërë boshatisjen e saj, duke i hapur rrugë prishjes?- shkruhet aty.

Bashkia gjithashtu bën me dije se ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ndodheshin në hapsirën ku planifikohet të ngrihet Unaza e Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës.

?Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte?- deklaron bashkia./CNA.al

Lajmet e fundit nga