LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Studentët grisin flamujt e tre partive kryesore

13 Dhjetor 2018, 13:58, Aktualitet CNA
Protesta/ Studentët grisin flamujt e tre partive kryesore

Në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë disa studentë kanë dalë para turmës me pankartat me logot e tre partive kryesore politike, atë të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së duke i grisur të treja dhe në vend të tyre kanë nxjerrë flamurin shqiptar.

Këtë veprim studentët e kanë bërë për të treguar se ata nuk i përkasin asnjë partie politike dhe se të vetmet ngjyra për ta janë ato kuqezi.

Ky moment është shoqëruar me brohorimat e të rinjve të tjerë, duke aprovuar veprimin e bashkëmoshatarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga