LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrimi i turpshëm i Ramës/ Berisha thirrje të fortë studentëve

13 Dhjetor 2018, 13:05, Aktualitet CNA
Mashtrimi i turpshëm i Ramës/ Berisha thirrje të fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur cinizëm dhe arrogancë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend ditën  e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri kërkon që studentët  të tërhiqen dhe përkulen përpara tij, duke e paraqitur veten përpara tyre si Zeusin

?Ai u kerkon pra me cinizem studenteve te terhiqin qendrimin e tyre jo negociata, jo dialog pra te perkulen para tij. Ai eshte arrogant i paskrupullt sepse paraqitet para studenteve si Zeus qe ka ne dore te gjithe fuqite per te shkelmuar te drejtat e tyre dhe per ti rivendosur ato vetem kur do dhe si do ai. Ai eshte mashtrues ordiner dhe dyfytyresh pasi çdo dite ka perdorur dhe do perdori te gjitha mjetet per ti perçare studentet.?-shkruan ish-kryeministri.

Në vijim të shkrimit të tij, Berisha thekson se Ram është duke përdorur freshistat në çdo takim, pasi studentët refuzojnë të ulen me të.

?Keshtu, ai perdori takimin me freshistet por deshtoi me turp ne perpjekjen e tij per ta shitur si takim me studente, tentoi perseri dje takim ne arte por salla mbeti bosh, po ben gjithçka me veglat e tij dhe freshistet per te perçare me studentet e mjeksise ne nje takim qe perpiqet te organizoje neser.?-shprehet ai.

Sipas ish-kreut të demokratëve, Rama po përdorë çdo mënyrë, përfshirë edhe kërcënimet vetëm vetëm që të vazhdojë me mashtrimet e tij siç ka bërë në kaq vite qeverisje.

?Krahas karrotes ai perdor shkopin, kercenimet, presionet, blerejet e individeve dhe grupeve te studenteve dhe pedagogeve, me qellimin e vetem qe te hape spiralin dhe labirintet e mashtrimeve siç ka mashtruar 6 vite me rradhe mbare shqiptaret.?-vijohet në shkrimin e Berishës.

Në fund të postimit, deputeti i Partisë Demokratike u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me protetsën e studentëve për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

?Duke mbeshteteur fuqishem revolucionin demokratik te studenteve te Dhjetorit 2018 dhe denuar me ashpersine me te madhe qendrimim cinik, arrogant dhe hipokrit te Edvin Rames, ju bej thirrje qytetareve shqiptare te mbeshtesin me te gjitha mjetet dhe mundesite e tyre kauzen e drejte te studenteve te revoltuar, e cila ka nje rendesi jetike per te sotmen dhe te ardhmen e vendit tone!?-mbyll shkrimin në rrjetet sociale ish-kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga