LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri “dorëzohet”/ Do plotësoj të gjitha kërkesat e studentëve

13 Dhjetor 2018, 09:53, Aktualitet CNA
Kryeministri “dorëzohet”/ Do plotësoj të gjitha

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se do t?i plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve, por pasi të kenë dialoguar me ta.

Rama është shprehur se pranon të dialogojë me studentët në çdo sallë, të Kryeministrisë apo Universiteteve, ndërsa  ka theksuar se ata nuk mund të përdoren si ?mish për tavë?.

?Do plotësoj të gjithë kërkesat, por duhet dialog me studentët. Ky Parlament dhe çdo sallë në këtë qytet janë hapësira ku ne mund të diskutojmë dhe unë jam i gatshëm që kudo që studentët duan të bisedojmë. Jo për ti futur në një rrugë pa krye. Unë nuk dua që kjo protstë të mbyllet, sepse kjo protestë i ka rrënjët thellë tek burimet e sëmundjes së universitetit.Është shumë e thjeshtë për mua që ta trajtojmë si një çëshjtje procedure të gjithë këtë protestë. Por këtu nuk bëhet fjalë për kilogramë mish, për tavë me patate?,- tha Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga