LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi/ Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash 

13 Dhjetor 2018, 07:49, Aktualitet CNA
Greqi/ Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal në sheshin Omonia në Greqi, ku një 44 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit. Por mësohet se shqiptari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën ?burri i shëndoshë?.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës. Kjo është vrasja e 5-të me viktima shqiptarë në shtetin fqinj në harkun kohor të një muaji. Ndërkohë një i ri shqiptar është dhunuar vetëm 2 ditë më parë, barbarisht, në burgjet greke.

Lajmet e fundit nga