LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+dokumente/ Miku i Bashës me biznese brenda konvikteve të Inxhinierisë

13 Dhjetor 2018, 14:48, Aktualitet CNA
Foto+dokumente/ Miku i Bashës me biznese brenda konvikteve të

Një skandal është bërë publik për një nga miqtë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës.

Është zbuluar se pranë konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit.

Arbër Krakulli është një prej militantëve më të zjarrtë të çadrës së hapur një vit më parë përpara Kryeministrisë, si edhe një mik i afërt i kreut të PD-së, me të cilin shfaqet shpesh në foto.

Nga të dhënat e  ?Qëndrës Kombëtare të Bizneseve? mësohet se Arbër Krakulli është administrator i përgjithshëm i shoqërisë ?Ekspomark?, e cila merret me aktivitete marketingu, konkretisht me ?call center?.

Ky biznes deri para pak kohësh ishte i regjistruar te  rruga ?Studenti?, ku ndodhen edhe konviktet e inxhinjerisë shkruan lexo.al.

Në fotot nga vendndodhja shikohet qartë se bëhet fjalë për ekuivok dhe biznesi, i ndodhur në të njëjtën godinë ku ushtrohet edhe aktiviteti i sallave të dasmave, është brenda vetë konvikteve të ?Inxhinjierisë?.

Ky biznes ka dy filiale, në qytetin e Tiranës dhe në atë të Lushnjës. Diçka që bie në sy është se biznesi është regjistruar vetëm pak muaj përpara se Lulzim Basha të largohej nga posti i tij si kryetar bashkie, në mars të vitit 2015.

Këto të dhëna tregojnë qartë se falë lidhjeve direkte me Lulzim Bashën, Krakulli ka përfituar në këto vite pikërisht nga zhvatja e studentëve, përmes një aktiviteti të ndodhur në mënyrë të paligjshme, në një godinë që qëndron mu në mes të katër konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë.

Lajmet e fundit nga