LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Uragani vijon/ Mijëra studentë rrethojnë parlamentin

13 Dhjetor 2018, 12:34, Aktualitet CNA

Prej orës 10:00 të paradites së sotme, mijëra student po protestojnë përpara parlamentit.

Ndërkohë që dje protesta u zhvillua tek Kryeministria dhe tek Ministria e Arsimit, sot mijëra student rrethuan parlamentit.

Studentët janë të vendosur në qëndresën e tyre dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha pikave të kërkesës së tyre, drejtuar qeverisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, deklaroi sot se të gjitha pikat e kërkesës së studentëve janë të realizueshme, por për këtë duhet të dilogohet.

Por, studentët janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë lloj dialogu, vetëm plotësim pa kushte të 8 pikave të kërkesës së tyre. Ndërkohë pas parlamentit, turma ka vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. / CNA.al

Lajmet e fundit nga