LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha nuk kursehet/Tregon sa miliard lekë ka shpenzuar Nikolla për zyrat e Ministrisë

13 Dhjetor 2018, 14:55, Aktualitet CNA
Berisha nuk kursehet/Tregon sa miliard lekë ka shpenzuar Nikolla për

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se për zyrat e Ministrisë së Arsimit janë shpenzuar 1.5 miliard lekë.

?Rama per zyrat e Lindites shpenzon 1.5 miliard!! Kurse nxenesve ju mbyll shkollat se nuk kane ngrohje .Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliard leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise se Arsimit?, – ka vazhduar Berisha në postimin e tij.

Më tej ish-kryeministri ka shkruar se për Ramën dhe Nikollën rëndësi ka luksi dhe rehatia në zyrat e tyre dhe jo nxënësit.

?Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi, luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit. Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te. Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?!?, – përfundon Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga