Connect with Us

Babai i inatosur i pret gjenitalet priftit që përdhunoi të bijën 9-vjeçare

Bota

Babai i inatosur i pret gjenitalet priftit që përdhunoi të bijën 9-vjeçare

Publikuar

-

Një prift pedofil që ka dhunuar seksualisht një nëntë-vjeçare ka humbur jetën pasi babai i viktimës i ka shkaktuar lëndime të  oranit gjenital, sipas të dhënave nga gjykata e  Londrës Lindore. Prifti Mase Malgas, 66 vjeç vdiq nga dëmtimi i gjenitaleve në 30 shtator të këtij viti, pasi babai i një vajze 9 vjeçare, me të cilën ai kishte abuzuar i preu penisin.

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur për mediat, për arsye ligjore si dhe për të mbrojtur identitetin e vajzës së dhunuar nga prifti. Sipas të dhënave të bëra publike në gjykate ai e ka dhunuar priftin ndërsa më vonë i ka prerë gjenitalet, gjithsesi nuk e ka çuar deri në fund kastrimin, por e ka lënë priftin të plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  Vetëvrasja e polices/ Zbulohet shkaku pse i dha fund jetës 23 vjeçarja

Prifti është gjetur nga një grup njerëzish i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën më vonë në spital, raporton polici që është marrë me çështjen.

Ende nuk është vërtetuar nëse ishte Malgas, personi përgjegjës për përdhunimin e nëntë vjeçares, gjithsesi raporti mjekoligjor  ka dalë në përfundimin se vajza është dhunuar seksualisht. Gjykata është duke pritur rezultatet e testit të ADN-së, nëse vërtetohet se prifti ka qenë ai, i cili ka përdhunuar vajzën dënimi për babain e saj  pritet të ulet ndjeshëm./Cna.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Këshilltari i Kurtit thumbon LDK-në/ “Bisedimet duhet të ishin kryer më shpejt, kemi lëshuar pe”

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, njëherësh këshilltar i Albin Kurtit, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, lidhur me koalicionin që VV pritet të lidhë me LDK-në.

Zaimi akuzoi në mënyrë indirekte LDK-në, se bisedimet për lidhjen e një koalicioni po zgjasin për fajin e kësaj të fundit

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të kishte dalë e dyta, bisedimet do të ishin kryer shumë më shpejt”, tha ai në emisionin “A Show”, teksa theksoi se VV-ja ka bërë disa lëshime.

“Ne i kemi bërë disa lëshime, një nga to është edhe ndarja e ministrive pesë me pesë”, tregoi ai.

LEXO EDHE:  Kompleksi i Elektrës, babai dhe princi i kaltër

LEXO EDHE:  Përjetimet e tmerrshme të tri motrave/Babai iu vrau nënën me thikë

Këshilltari i Kurtit përmendi edhe faktin se në koalicionet e lidhura më parë, LDK-ja ka marrë më pak ministri sesa partia e parë, ndërkohë zbuloi se kreu i VV-së ka lëshuar pe për postin e  Presidentit.

“LDK-ja kanë kërkuar presidentin, dhe pasi insistuan, kryetari Kurti lëshoi pe dhe diskutuam edhe për këtë çështje”, u shpreh Zaimi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave

Publikuar

-

Nga

Uashingtoni kundërshtoi një kërkesë irakiane për t’u përgatitur për të tërhequr trupat nga ky vend, mes tensioneve të rritura në rajon pas vrasjes në Bagdad të gjeneralit të lartë iranian.

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi, e bëri kërkesën për tërheqjen e trupave gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, që pason një votim të parlamentit të Irakut mbi këtë çështje. Kryeministri Mahdi i kërkoi sekretarit të Shtetit të dërgojë një delegacion në Irak për të diskutuar rreth mënyrave për të zbatuar vendimin e parlamentit.

Por zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha sot se çdo delegacion që mund të shkojë në Irak nuk do të diskutojë për tërheqjen e trupave. Megjithatë shtoi zëdhënësja, duhet hapur një diskutim mes dy qeverive, jo vetëm për çështjet e sigurisë, por edhe për partneritetin ekonomik, financiar dhe diplomatik./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Shefi i diplomacisë gjermane për tensionet në Lindjen e Mesme/ Duhet angazhim i BE, por jo i NATO-s

Publikuar

-

Nga

Një ditë para takimit të Kancelares Angela Merkel me Presidentin Vladimir Putin, shefi i diplomacisë gjermane komentoi mbi Lindjen e Mesme. Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, mësohet se ministri Heiko Maas është shprehur se duhet një angazhim më i madh i Bashkimit Evropian, por jo i NATO-s, në mënyrë që të ulen tensionet në Lindjen e Mesme.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass ka zbardhur dhe arsyen e takimit me presidentin rus Vladimir Putin, ku sipas VOA, pritet të diskutohet për konflikin në Libi dhe domosdoshmërinë që të parandalohet shndërrimi i vendit në një Siri të dytë.

“Gjermania ka disa javë që filloi procesin e Berlinit ku kemi ftuar të gjitha vendet fqinje. Janë vende që kanë ndikim në Libi, që furnizojnë Libinë me armë, gjë që ofron kushte për fillimin e një lufte civile. Kemi hartuar një dokument ku të gjithë zotohen për armëpushim dhe vendosje të embargos së armëve. Kjo do të përcillet nga një proces politik i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Prandaj duhet Rusia”, tha ai.

Shefi i diplmacisë gjermane foli edhe për angazhimin e NATO-s në Lindje të Mesme. Ai tha se Evropa është ajo që duhet të japë kontributin në rajon, e jo NATO.

LEXO EDHE:  Kompleksi i Elektrës, babai dhe princi i kaltër

LEXO EDHE:  Atë e bir dhunojnë njëri-tjetrin/ Policia i arreston në flagrancë

“Presidenti amerikan propozoi që NATO të jetë më aktive. Mendoj se NATO-ja nuk është institucioni i duhur për t’u zgjeruar në Lindje të Mesme. Përkundrazi, besoj se kjo çështje u përket vendeve evropiane”, tha ai.

Referuar raportimit të VOA-s, zoti Mass shtoi se shumica e vendeve të Evropës janë pjesë e koalicionit kundër ISIS-it.

LEXO TE PLOTE