LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Askush nuk është preceduar penalisht”/ Gazetarja nxjerr bllof Lleshajn

13 Dhjetor 2018, 15:47, Aktualitet CNA
“Askush nuk është preceduar penalisht”/ Gazetarja nxjerr

Gazetarja Dorjana Bezat ka përgenjështruar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se nga policia nuk ka nisur asnjë precedim penal ndaj protestuesve.

Në një postimi në rrjetet sociale, gazetarja ka publikuar mesazhin e Policisë së Shtetit që vërteton lajmin e precedimeve duke përfshirë edhe identitet e personave për të cilët bëhet fjalë.

?Lajm per te cilen disponon komunikaten e policise me identitetet e te proceduarve dhe nenet e kodit penal qe rendojne per secilin.?-shkruan ajo.

Më tej Bezati thekson se në njoftimin e policisë thuhet se precedimet kanë filluar në bazë të ligjit, duke përgënjeshtruar deklaratat e Lleshajt.

?Sipas reagimit te policise procedimet kishin filluar ne baze te ligjit. Sot ne kuvend del ministri i brendshem Sander Lleshaj dhe thote ky lajm eshte i pavertete. 2 mundesi ka: ose juve Z. Minister nuk iu raportojne te verteten ose po kerkoni te zhbeni nje gabim qe policia ka bere ndaj studenteve.?-vijon ajo.

Para renditjes së identiteteve të personave për të cilët ka filluar ky precedim, gazetarja thotë se nuk do ta lejojë ministrin që me anë të një gënjeshtre nga foltorja e Kuvendit t?i hedhë poshtë punën e disa ditëve.

?E nese eshte kjo e dyta do te me vinte keq dyfish pasi per te mbuluar nje gabim beni nje tjeter kete here ndaj nesh, ndaj gazetareve. Kam dite qe ndjek protesten nga mengjesi ne darke. Kam vite qe ndjek punen e policise dhe s’mund te te lejoj qe nga foltorja ta hedhesh poshte punen time. Me gjithe respektin….?-deklaron Dorjana Bezat.

Komunikata e policisë ditën e djeshme:

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :

Lajmet e fundit nga