LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditje për Xhenetin, ajo mëson se Selim po bashkëjeton me Melisën, ja ç’do ndodhë sot

12 Dhjetor 2018, 08:43, Aktualitet CNA
Tronditje për Xhenetin, ajo mëson se Selim po bashkëjeton me

Xhenet shkon në shtëpi. Mukadez gëzohet kur e sheh. Xhenet i mban qëndrim Mukadezit. Ajo i tregon që u takua me Kajan dhe ai i tha që e ka vajzë. Mukadez pranon se nuk e ka mbesë biologjike Xhenetin. Xhenet qan dhe kërkon të dijë pse Mukadezi nuk ja tha. Mukadez i tregon se tani e mësoi. Xhenet mendon se Mukadezi ka dashur ta heqë nga përgjegjësia. Ajo thotë se askush nuk e do dhe thyen sendet në shtëpi duke bërtitur. Mahir debaton me Semën. Ai mban anën e Arzus. Arzu e dëgjon dhe gëzohet. Sema i thotë Arzus se Xhenet ka dalë nga burgu dhe është mësuar mashtrimi që ajo i bëri. Orhan informon Arzun se drejtori nuk e ka thënë emrin e saj. Xhengiz ja vë fajin Nilgynit për marrëdhënien që ai ka me Selimin dhe i thotë se do ndahet nga ajo.

Xhenet largohet nga shtëpia dhe shkon tek Selim. Selim i thotë Xhenetit se e dinte që ishte e pafajshme. Xhenet i kërkon falje që nuk i ka treguar sekretin. Ajo i kërkon Selimit një shans të dytë. Melisa bëhet keq kur i sheh Selimin dhe Xhenetin së bashku. Melisa i tregon Xhenetit që jeton me Selimin. Xhenet habitet. Selim i thotë Xhenetit se Melisa po qëndron me të pasi është grindur me familjen e saj. Xhenet largohet e përlotur. Arzu kujton me dhimbje të shkuarën e saj me Kajan. Xhenet nuk kthehet në shtëpi dhe e kalon natën në rrugë. Beste telefonon Selimin dhe e pyet. Ai habitet kur mëson se Xhenet nuk është kthyer në shtëpi. Arzu gris letrën e divorcit dhe vendos të mbajë familjen të bashkuar.

Lajmet e fundit nga