LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga depresioni te rrudhat në fytyrë: Ja ushqimet që duhet të hani për t’i luftuar

12 Dhjetor 2018, 12:53, Lifestyle CNA
Nga depresioni te rrudhat në fytyrë: Ja ushqimet që duhet të

Harrojini barnat. Më poshtë janë disa ushqime që ju ndihmojnë t?i luftoni disa nga dhimbjet dhe problemet shëndetësore më të shpeshta.

Qershitë -një grusht me këtë frut ose dy gota me lëng qershie në ditë, do të ndihmojnë që të zvogëloni dhimbjen e muskujve.

Qershitë përmbajnë enzimë anti-inflamatore si iboprofenot, por pa asnjë efekt anësor dhe efekt të kundërt në stomak dhe veshka.

Farat e lulediellit ? konsumoni një çerek filxhani në ditë. Farat e lulediellit janë të pasura me vitamin E, që mbron neuronet në tru nga stresi i akumuluar, kështu që do të keni mbamendje më të mirë.

Vezët ? konsumoni një vezë në ditë. Vezët përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë trurin të transmetojë urdhrat në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e membranave qelizore.

Portokalli ? konsumoni një portokall ose dy gota me lëng portokalli në ditë. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjenin, një proteinë që e mban lëkurën të re.

Orizi ngjyrë kaf ? konsumoni një filxhan të orizit të gatuar kaf në ditë. Karbohidratet ndihmojnë që të prodhojnë serotoninin që ndihmon me depresionin.

Mishi i pulës ? Konsumoni së paku 100 gramë në ditë. Mishi i pulës përmban një aminoacid që ndihmon trupin për të prodhuar hormonin melatonin që ndihmon për të fjetur më mirë.

Çaji i gjelbër ? Konsumoni së paku një filxhan çaji të gjelbër në ditë, pas shujtës. Ky çaj do të bëjë që rrathët e zinj rreth syve të zvogëlohen. Poashtu, çaji i gjelbër ndihmon që ënjtja në trup të reduktohet.

Bananet ? konsumoni një banane në ditë. Bananja është e pasur me potasium dhe magnezium që janë elementet kyçe për të prodhuar dhe ruajtur energjinë.

Lajmet e fundit nga