LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Na tradhëtoi i njëjti djalë,tani jemi shoqe të ngushta

12 Dhjetor 2018, 22:05, Aktualitet CNA
Na tradhëtoi i njëjti djalë,tani jemi shoqe të ngushta

Historia është marrë nga The Guardian

Kur isha studente fillova të dal me një djalë, ai më tha se një miku i tij që quhej George, kishte rënë në dashuri me të, fillimisht mendova se ishte djalë, por më vonë kuptova që ishte vajzë. Sipas tij dikur kishin dalë bashkë, por tani ishin vetëm miq.

Ellie Camm

E takova shoqen e tij në një festë dhe shkuam mirë që në momentin e parë. U ndava me të dashurin disa muaj më pas,por jam shoqe e ngushtë me Georgien,jemi të pandara. Një natë filluam të flisnim për ishin tonë të përbashkët dhe kuptuam që ai dilte me të dyja në të njëjtën kohë. Një mëngjes më kishte thënë të largohesha në mënyrë që të takonte Georgien. Nuk u mërzita me të, ajo nuk kishte faj.

Vitin e kaluar vendosëm të jetonim bashkë. Kuptova që gjeta një shoqe të cilës nuk mund t?i fsheh asgjë.

Georgie Pursey

Isha nervoze para festës, duke ditur që do të takoja vajzën të cilën ishi im kishte zgjedhur në vendin tim. Kur takova Ellie-n mu duk sikur gjeta motrën që kisha humbur.

Më pas zbuluam se ai na kishte mashtruar të dyjave. Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Mendoj se nuk do ta kisha takuar kurrë Ellin, nëse ai nuk do të ishte në mes. Eksperienca me të e ka bërë miqësinë tonë më të fortë.

Nuk kam qenë kurrë më e lumtur se tani. Kur ajo iku me pushime, vërtitesha nëpër apartament si një këlysh pa pronarin. Të gjithë ata që na njohin e dinë sa të afërta jemi.Ka mbrëmje kur shkojmë në shtrat dhe i shkruajmë njëra-tjetrës nga përtej murit./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga