LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lindita Nikolla në konferencë të jashtëzakonshme/ Jep dorëheqjen dhe merr përgjegjësinë

12 Dhjetor 2018, 14:07, Aktualitet CNA
Lindita Nikolla në konferencë të jashtëzakonshme/ Jep

Rezistenca e palëkundur e studentëve, duket se e ka detyruar kryeministrin Rama që të bëjë ?kurban? ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Syri.net raporton se nga burime të sigurta pranë kryeministrisë është konfirmuar se sot në orën 18.00 Nikolla do të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të komunikojë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet gjithashtu se ajo do të lexojë tekstin që i ka dhënë Rama nëpërmjet të cilit do të marrë përsipër gjithë dështimin e reformës në Arsim, si dhe degradimin në universitete dhe konviktet e studentëve.

Çështja është se studentët protestues, nuk e kanë kërkuar në asnjë moment dorëheqjen e ministres Nikolla, pavarësisht se akuzojnë si një nga përgjegjëset kryesore të qeverisë Rama, për situatën ku është katandisur arsimi i lartë shqiptarë dhe jo vetëm.

Lajmet e fundit nga