LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi deklaratë urgjente për mediat/ Zgjidhja që ofron për studentët  

12 Dhjetor 2018, 07:33, Aktualitet CNA
Kryemadhi deklaratë urgjente për mediat/ Zgjidhja që ofron

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një deklarate urgjente per mediat, ka ofruar një zgjidhje për studentët.

Ajo kërkoi t?i jepet zgjidhje kërkesave të studentëve, ndërsa tha se LSI do të depozitojë në Kuvend amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre.

?Sot duke qënë prezent të një situate të jashtëzakonshme, drithëruese por edhe frymëzuese, në të gjithë angazhimin dhe përgjegjësinë shoqërore të studentëv shqiptarë është detyrim në maksimum i klasës politike për t?i dhënë zgjidhje dhe për t?i marrë përsipër të gjitha kërkesat e studentëve.

Situata në vend është kritike, mijëra studentë po përballen sot me mjerimin, diskriminimin dhe arrogancën e qeverisë shqiptare. Zgjidhja e problemeve të studentëve është sot emergjenca kryesore. Mesazhi nga studentët është vetëm një, plotësimi i kërkesave të tyre, të cilat janë minimale përpara kushteve shtazarake me të cilat përballen, në këto 28 vite tranzicion.  Ka mbaruar koha e premtimeve mashtruese. Studentët kërkojnë zgjidhje të vërtetë. Deputetët e LSI do të depozitojnë amandamentet me ligjet përkatëse për përgjigjen e 8 pikave të kërkesës së studentëve.?-tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se propozimet e LSI janë e vetmja zgjidhje për kërkesat e studentëve.

?Kostoja e tetë kerkesave minimale për Ramën është inekzistente, çdo arrogancë e tij, është e vetmja zgjidhje që ai kërkon të shtype këta te rinj, por propozimet e LSI janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale që studentët kanë prej 8 ditësh që i kerkojne para MAS. I bejme thirrje Kuvendit ti kalojë me urgjencë në seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyre të shlyejme mekatin e politikës, për të dalë nga ky ngërç i tmerrshëm, që të hapet rruga per krijimin e një strategjie afatgjatë?- deklaroi Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga