LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krijimi i KLGJ-së dhe KLP-së/ Reagon OSBE-ja

12 Dhjetor 2018, 19:44, Aktualitet CNA
Krijimi i KLGJ-së dhe KLP-së/ Reagon OSBE-ja

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëveprimin në Europë ka reaguar pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me anë të një deklarate për mediat OSBE ka përgëzuar prokurorët dhe gjykatësit, që sipas saj zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë.

?Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor ? dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin?,  – shkruhet më tej në deklaratën e OSBE-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga