Connect with Us

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Aktualitet

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Publikuar

-

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende të ndryshme, një grup proteston para Ministrisë së Arsimit dhe grupi tjetër para Kryeministrisë.

Pavarësisht se temperaturat kanë zbritur në minus, duke  e bërë akoma më të vështirë qëndrimin e të rinjve jashtë, studentët vazhdojnë qëndresën dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha pikave të kërkesës së tyre.

Ndërkohë, pas procedimeve penale të filluara mbrëmjen e djeshme ndaj 25 protestuesve, studentët i kanë shtuar kërkesës së tyre edhe një pikë tjetër, duke i çuar ato në nëntë.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ngrihet çadra për të bllokuar betonizimin e Parkut të Liqenit

Kujtojmë se kjo është dita e nëntë e protestës së studentëve dhe deri më tani ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka plotësuar vetëm pikën e parë të kërkesës së tyre, që lidhet me shfuqizimin e VKM-së, për tarifat shtesë për provimet e mbartura.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i ka ftuar të rinjtë për dialog, por ata refuzojnë të negociojnë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sekretari Pompeo: Irani i dëshpëruar për rifillimin e negociatave

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Pompeos/ Më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Irani po sugjeron në mënyrë të “dëshpëruar” se është i etur për të rifilluar negociatat për të arritur lehtësimin e sanksioneve.

Sekretari Pompeo, i cili nuk dha hollësi se si do t’i përgjigjeshin Shtetet e Bashkuara kthimit të Iranit në tryezën e bisedimeve, i bëri komentet virtualisht gjatë konferencës vjetore të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) në Bahrein, që përqendrohet në sfidat e sigurisë rajonale.

SHBA-të kanë vendosur sanksione ekonomike të ashpra ndaj Iranit për t’i bërë presion që të negociojë kufizime më të rrepta të programit të tij bërthamor.

Sanksionet u vendosën pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, duke shkaktuar përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

“Ne e dimë që fushata jonë po funksionon sepse tani iranianët po sinjalizojnë dëshpërimisht gatishmërinë e tyre për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve për të lehtësuar sanksionet,” tha zoti Pompeo.

Irani nuk u përgjigj menjëherë deklaratave të zotit Pompeo.

LEXO EDHE:  “Me blica nëpër duar”/ Basha zhvendos protestën

LEXO EDHE:  “Protesta dëmtoi imazhin e vendit”/ Ish-ministri “degjeneron” Ramën

Këshilli i Gardianëve, një organ kushtetues, miratoi një ligj në fillim të kësaj jave që do të ndalonte lejimin e inspektimeve të Kombeve të Bashkuara në objektet bërthamore të vendit nëse nuk lehtësohen sanksionet e naftës dhe bankave.

Ligji u jep vendeve evropiane, Rusisë dhe Kinës dy muaj kohë për të lehtësuar sanksionet mbi sektorin e saj të energjisë dhe për të rivendosur hyrjen e saj në sistemin bankar global.

Këshilli i Gardianëve e miratoi ligjin një javë pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Cilësitë sipas horoskopit/ Këto shenja tradhëtojnë më shumë

Publikuar

-

Nga

Cilësitë sipas horoskopit/ Këto shenja tradhëtojnë më shumë

Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet e secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm s*ksual (libidonë s*ksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen.

Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.

Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, ndryshe prej dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.

Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga s*ksi.

Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti s*ksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!

Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti akuza policisë: Po ushtron presion ndaj protestuesve 

LEXO EDHE:  Kërkojnë “pagën e luftës”/ 250 punonjës fasonerie në protestë

Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të s*ksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.

Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë.

Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë “s*ks kalimthi” (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).

Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia “…përderisa vdekja të mos na ndajë!”. Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vaksina anti-Covid/ Ja kur pritet të marrë dozat e para Maqedonia e Veriut

Publikuar

-

Nga

Vaksina anti-Covid/ Ja kur pritet të marrë dozat e para Maqedonia e Veriut

E gjithë vëmendja në këto momente të vështira për të gjithë botën, është drejtuar nga vaksina anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një dartë të sajtë për sjelljen e vaksinës në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mediat raportojnë se vaksina mund të mbërrijë në muajin shkurt ose mars.

Autoritetet e shtetit fqinj kanë deklaruar se të gjitha vaksinat do të jenë falas, meqenëse çmimi tenderues për një njësi do të jetë 10 dollarë amerikanë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky lloj i vaksinës së zbuluar nga Oxford do të arrijë përmes mekanizmit Covax.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës dhe Kongresi i Ps-së/ Rama publikon fotot krahasuese

LEXO EDHE:  “Fik makinën”/ Dështon protesta e opozitës

“Sa i përket përgatitjes së vaksinave të ritheksoj se janë siguruar 833 mijë për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit Covax, e cila është metodë e OBSH-së dhe Aleancës globale për imunizim ku do të marrin pjesë të gjitha vendet fqinje, përveç atyre që janë anëtare të BE-së, të cilat mund të bëjnë marrëveshje direkte me ndonjë kompani”, deklaroi Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, dozat e para do të jenë me përparësi për kategoritë e rrezikuara dhe personelin mjekësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit me koronavirusin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE