LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Studentët kalojnë natën tek Kryeministria/ Qytetarët u dërgojnë ushqime

12 Dhjetor 2018, 08:25, Aktualitet CNA

Protesta e studentëve hyn sot në ditën e 9-të. Pas një proteste maratone ditën e djeshme ku morën pjesë mijëra studentë, përfshirë gjimnazistët dhe studentët nga rrethet, protesta u nda në tre grupime. Një pjesë e studentëve protestuan dje para Ministrisë së Arsimit, një pjesë e tyre para Kryeministrisë, ndërsa një pjesë tjetër protestuan tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Ata nuk pranojnë asnjë lloj negociate me qeverinë, ndërsa kanë paralajmëruar se protesta do të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen të gjitha pikat e kërkesës së tyre.

Një grup studentësh e kanë kaluar natën para Kryeministrisë. Ndërkohë, qytetarë të ndryshëm janë solidarizuar me studentët, duke ju dërguar atyre ushqime dhe fruta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga