Connect with Us

Foto-Panik në Tiranë/ Shpërthen në flakë një makinë

Aktualitet

Foto-Panik në Tiranë/ Shpërthen në flakë një makinë

Publikuar

-

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë “Kopështit Botanik” në Tiranë.

Mësohet se mjeti tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S është djegur në një rrugë dytësore.

Si pasojë e flakësve është dëmtuar edhe një mjet tjetër tip ‘Ford’ që ishte parkuar afër mjetit tip “Volksvagen”. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- thotë policia.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumbojnë automjetin në mes të rrugës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E qëlluan me breshëri plumbash”/  Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë

Publikuar

-

Nga

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çakas, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qyettin e Elbasanit ka zbardhur detaje nga momenti i krimit të rëndë.

Ajo ka dëshmuar se bashkëshorti i saj është qëlluar me breshëri plumbash dhe atentatori ka qëlluar nga afër xhamit të shoferit.

“Bashkëshortin e qëlluan me breshëri plumbash. Vrasësi qëlloi nga xhami i hapur i shoferit. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. Plumbat e kapën në qafë dhe në gjoks”, ka thënë bashkëshortja e viktimës.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mblidhet KAS/ Shqyrtohen kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ku u diskutuan akimimet e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu paraqiti kërkesat e selisë blu për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e shoqëruesit të viktimës

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Zbulohet identiteti i një tjetër personi që gjendje në makinën e Bledar Birçaj

Zbulohet identiteti i një tjetër personi që ndodhej në makinën e Bledar Birçaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin në qytetin e Vlorës.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se personi tjetër që ndodhej në makinë është Edison Zeneli, një kushëri i viktimës. Zeneli ndodhej në pjesën e pasme të tipit BMW. Mësohet se ai është pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu gazetarja ka siguruar ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumbojnë automjetin në mes të rrugës

LEXO EDHE:  Video ekskluzive-Makina shkrumbohet nga flakët

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikua se në makinë me Bledar Birçaj, u raportua në media se ka qenë dhe një oficer i antidrogës/ CNA.al

LEXO TE PLOTE