LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon dimri i vetmisë së madhe/ Themelimi i PD-së, Luli vaki me kunatin, familjen dhe Gridën

12 Dhjetor 2018, 11:36, Aktualitet CNA
Fillon dimri i vetmisë së madhe/ Themelimi i PD-së, Luli vaki me

Pasditen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike u organizua një aktivitet në nder të Ditës së Themelimit të Partisë Demokratike.

Një aktivitet, për të cilin edhe ftesa u bë si për vaki. Në ftesën e Lulit, shkruhej ?Partia Demokratike hap dyert për njerëzit?.

Megjithëse dyer ishin të hapura, në festë nuk ishte askush. Nuk i shkuan themeluesit, nuk i shkuan kontribuesit e këtyre 27 viteve histori të PD-së.

Lulzim Basha e ka kthyer festën e themelimit të PD-së, në një vaki, ku kafetë i shpërndante kunati, familja dhe punëtorët e kompanisë së familjes.

Ashtu si nisi ashtu edhe përfundoi. Aktiviteti për nder të themelimit të Partisë Demokratike, ishte vazhdimi i dimrit të vetmisë së madhe për Lulzim Bashën.

Nga forca politike që  nuk e mbanin dot sheshet, Lulzim Basha e katandisi PD-në, në partinë politike ku në festë shkon kunati, Odeta dhe punëtorët e kunatit.

Aktiviteti i djeshëm ishte vërtetë si një vaki, dhe s?kishte të bënte aspak me atë çfarë përfaqësonte dikur Partia Demokratike.

Mungonin jo vetëm themeluesit dhe ata që kanë kontribuar, por në thelb mungonin demokratët dhe gjithçka ishin ?do katunarë?, siç thotë familja e Lulzimit për demokratët.

Shtëpia digjet, Luli krihet/ Këngë dhe valle në selinë e PD-së

Themelimi i PD/ Basha ftesë si për vdekje

Lajmet e fundit nga