LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu politik me BE-në/ Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët

12 Dhjetor 2018, 12:44, Aktualitet CNA
Dialogu politik me BE-në/ Manastirliu: Gjithëpërfshirje për

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizuan në Tiranë seminarin e katërt të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komunitetit rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Mbi 100 përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve qëndrore dhe vendore si dhe partnerë ndërkombëtarë morën pjesë në këtë semiar që adreson nevojat dhe zgjidhjet konkrete për integrimin e këtyre komuniteteve, duke filluar nga strehimi, arsimimi, punësimi, kujdesi shëndetësor etj.

?Është fakt se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale?, tha Ministrja Manastirliu.

Të dhënat tregojnë se 70% e rasteve të fëmijëve të paregjistruar janë zgjidhur, dhe të tjeret janë në proces.

Në vitin 2017, 13.5% me shumë  djem dhe vajza Rome and Egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015.

Më shumë Romë dhe Egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017).

Numri i romëve dhe egjiptianëve që janë përfshirë në skemat e nxitjes së punësimit është rritur në 130% (854 romë dhe egjptianë janë punësuar me asistencën e zyrave të punës gjatë vitit 2017).

27 mijë Romë dhe Egjiptianë kanë përfituar shërbimin parësor shëndetësor falas.Ministrja Manastirliu u ndal tek bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë, që ka ndikim të drejtpërdrejtë te komunitetet Rome dhe Egjiptiane, kur tha se sigurojmë një start të barabartë për çdo fëmijë që vjen në jetë, pavarësisht statusit ekonomik apo social që familja e tij ka.

?Por pavarësisht të dhënave inkurajuese, mbetet ende shumë për të bërë për punësimin dhe integrimin social-ekonomik të këtyre komuniteteve?, tha Manastirliu.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca u shpreh gjatë fjalës së tij se: ?Përfshirja e komuniteti Rom dhe Egjiptian është një prej prioriteteve të axhendës së zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perendimor dhe do të mbetet e tillë përgjatë gjithë procesit të zgjerimit?.

Soreca garantoi gjithashtu vijimin e mbështetjes për Shqipërinë me ndihmë konkrete social-ekonomike për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Lajmet e fundit nga