LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Greqisë për minoritetet/ Ja çfarë thotë Ministria e Jashtme në Shqipëri

12 Dhjetor 2018, 19:35, Aktualitet CNA
Deklaratat e Greqisë për minoritetet/ Ja çfarë thotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për deklaratën e  MPJ greke, të dhënë gjatë ditës së djeshme.

?Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh habinë e saj për deklaratën e MPJ greke të datës 11.12.2018.  Si nje vend evropian, anëtar i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, Shqipëria njeh juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut dhe zbaton vendimet e saj. E drejta e pronës është e drejtë kushtetuese që gëzohet pa dallim dhe në mënyrë të barabartë nga të gjithë shtetasit, në mënyrë individuale, pavarësisht përkatësisë kombëtare. Për më tepër, të gjithë shtetasit gëzojnë të drejtën e ankimimit efektiv në instancat gjyqësore në rast pretendimesh për shkelje të këtyre të drejtave. MEPJ shpreh keqardhjen për deklaratën e MPJ-së greke e cila mbështetet në shtrembërim të fakteve?,  – shkruhen në  një njoftim të ministrisë dhënë për mediat.

MEPJ rithekson se shteti shqiptar ka qenë dhe do të jetë gjithnjë i angazhuar në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave.

?Ky angazhim dëshmohet nga anëtarësimi ynë në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare, garancitë kushtetuese në këtë fushë, si dhe miratimi i legjislacionit specifik për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.  Duke i bërë thirrje palës greke për lexim objektiv të fakteve dhe realitetit, dëshirojmë të kujtojmë se kuadri i pasur ligjor, në pajtim me praktikën evropiane, sikundër tradita e shkëlqyer e bashkëjetesës shoqërore në Shqipëri përbëjnë një shembull pozitiv për t?u ndjekur në rajon?, thuhet në njoftimin për mediat të MEPJ.

Lajmet e fundit nga