LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Anika vendos të largohet nga Shivai përgjithmonë, ja ç’do ndodhë sot

12 Dhjetor 2018, 08:45, Aktualitet CNA
Bixhoz me dashurinë/ Anika vendos të largohet nga Shivai

Shivai e fton Anikën sërish të kalojnë natën e tyre të parë. Anika sheh Pinkin dhe mërzitet për fatin e saj. Shivai do që ta forcojë lidhjen ndërsa Pinki do që t?i japë fund. Anika mendon të bëjë diçka që Shivai ta urrejë që ajo të largohet. Shivai afrohet për të puthur Anikën por Pinki i ndërpret. Ajo i jep dhuratë një varëse Anikës dhe ndërkohë tregon edhe varësen që ka për Gorin. Anika bën sikur mërzitet që Pinki i dhuroi një varëse më të vogël se e Gorit. Shivai habitet dhe i thotë Anikës se ajo nuk ka pasur kurrë interes për bizhuteritë. Anika ankohet se Pinki nuk e respekton. Shivai i kërkon falje Anikës në emër të Pinkit. Anika nuk e pranon faljen nga Shivai dhe largohet nga dhoma duke qarë. Shivai pret për Anikën por ajo nuk kthehet. Ai gjen Anikën duke fjetur dhe e mbulon.

Anika në fakt është zgjuar dhe po qan. Në mëngjes Xhanvi nxehet me Pinkin pasi ajo e ka çuar Priankën në shtëpinë e Kaminit. Pinki i thotë se Prianka kërkoi të shkonte pasi Kamini është sëmurë. Anika ndërhyn dhe thotë se Kamini mbase po shtiret si e sëmurë. Xhanvi e pyet pse do e bënte Kamini këtë. Anika thotë se asnjë vjehrrë nuk do që ta shohë nusen të lumtur. Shivai dëgjon bisedën e tyre dhe habitet me sjelljen e Anikës. Prianka kujdeset për Kaminin. Kamini i thotë Priankës t?ja japë të gjitha bizhuteritë që ka vendosur sepse mund t?ja vjedhin në lagjen e tyre. Prianka i beson Kaminit dhe ja jep bizhuteritë. Mëso më shumë në revistawho. Shivai i jep Kanës disa letra dhe i thotë të marr firmat e aksionerëve. Anika ja merr letrat Kanës. Gori gjen një dorë skeleti në sëndukun e hallës dhe tmerrohet. Om i tregon Gorit që halla tentoi vetëvrasjen. Halla shprehet e mërzitur që nuk e sheh dot martesën e Ratanit. Ajo i kërkon Omit të bëjë ritualet e martesës me Gorin. Om habitet por detyrohet të pranojë. Rudra merr kërcënim me vdekje nga gangsteri. Xhanvi i thotë Bavjës të qëndrojë në dhomën e Rudrës. Rudra nuk e di këtë dhe shkon në dhomën e tij. Ai habitet kur sheh Bavjan. Ajo ka lënduar këmbën dhe nuk mund të ecë. Rudra e merr në krahë dhe e shtrin në krevat. Ai i bën masazh këmbës së Bavjës.

Lajmet e fundit nga