LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashës i dalin zgjedhjet nga kontrolli/ Kuvend Kombëtar pa mbyllur degët

12 Dhjetor 2018, 10:36, Aktualitet CNA
Bashës i dalin zgjedhjet nga kontrolli/ Kuvend Kombëtar pa mbyllur

Partia Demokratike ka zhvilluar proçesin e riorganizimit në degë, duke forcuar kështu themelet e ?Republikës së re? të Lulzim Bashës.

Ashtu siç CNA.al e ka raportuar, në 90% të degëve janë rizgjedhur kryetarët humbës, me ndonjë përjashtim si në Elbasan apo gjetkë, ku kryetarët në detyrë të cilët mund të fitonin, janë përjashtuar nga gara, apo në Gjirokastër, ku është rasti i ikjen me pazar.

Burime nga sekretariati i organizimit në PD bëjnë të ditur për CNA.al se dega 1 dhe dega e Farkës nuk po mbyllin dot zgjedhjet për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë.

Lushnja është një tjetër degë, që Basha nuk zhvilloi dot zgjedhjet dhe duke shpikur dy nëndegët e saj të Lushnjes dhe të Divjakës dhe duke e bërë ?kryetar suprem? Myslim Murrizin, por pa i mbyllur zgjedhjet në këto nëndegë.

Jo vetëm këto degë, por edhe Dega nr. 1 e Tiranës është një nga ato që ka probleme. Dega numër një është një nga zonat ku përplasjet kanë qënë të forta, mes kandidatit Fetah Hasani dhe Arjan Llanaj.

Dega nr. 1 e Tiranës ka pasur përplasje të forta edhe për shkak të ndërhyrhjeve të ish-drejtorit të INUK-ut, i shumë akuzuar dhe shumë përfolur, Florenc Hoxha. Një nga figurat më problematike dhe mbështetës i Lulzim Bashës.

Ndërhyrjet e tij kanë bërë që të mos zhvillohen zgjedhjet dhe përplasjet janë të ashpra. Ditë pas dite ka shkuar në disa nga mbledhjet e grupseksioneve, ku ka pasur përplasje të ashpra, që kanë degjeneruar deri në konfrontime fizike.

E njëjta situatë e konfliktuar, me dhunë dhe përplasje, ka ndodhur edhe në degën e Farkës, e cila përmbledh ish-komunat, sot njësi administrative, Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë.

Në degën e Farkës zgjedhjet i drejton deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ku edhe këtu ka pasur përplasje të mëdha dhe të forta. Një pjesë nga ndërhyrjet dhe arroganca e Strazimirit, e cila ka nxitur konflikte për shkak se ai kërkon ta zgjedhë vetë fituesin. Pra, të zhvillojë një garë farsë.

Në këtë degë kandidojnë Fatbardh Plaku, pra ish-kreu i komunës Farkë dhe Festim Dushku.

Këtu dy degë, Lushnja dhe Divjakë, janë katër degët ku Partia Demokratike nuk po zhvillon dot zgjedhjet për shkak të konflikteve që kryesisht nxiten nga të deleguarit, por edhe për shkak të urdhërave që vijnë nga qendra e Partisë Demokratike. Pasi tentojnë që të vendosen apo të rizgjidhen personat që kërkon Basha në orjentimin e tij, por ka hasur në një rezistencë të strukturave dhe kjo ka sjellë përplasje të forta./CNA.al

?Dëshmorët? e zgjedhjeve të Lulit/Pas Bejkos në Gjirokastër bie edhe Myslym Murrizi në Lushnjë ?

FOTO- Myslim Murrizi zby** Bashën/ Printon fletët e rikandidimit

CNA.al e paralajmëroi/ Myslim Murrizi ‘i tregon arat’ Bashës

Basha ia anulloi zgjedhjet/ Murrizi vetëshpallet kryetar

Zgjedhjet e Lulit/ Të gjithë humbësat po fitojnë në Republikën e Re

Triumfi i humbësave!

Zgjedhjet e PD-së/ Pëllumb Seferi fiton në njësinë 8

Plasin skandalet/Shkaterrohen zgjedhjet në PD, farsë e Lulzim Bashës

Zgjedhjet në PD/ Zgjidhet kryetari i degës Kuçovë

Zgjedhjet në PD/ Vendoset kryetari i ri në Mat

Mbyllen zgjedhjet në Elbasan/ Kush është kreu i ri i PD-së

Zgjedhjet në PD/ Pogradeci lë me gisht në gojë Lulin dhe Ballinjtë

Skandal në PD-në e Dibrës/ Basha shkatërron zgjedhjet brenda partisë

Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

Zgjedhjet e Lulit/ Ramizi gjen Namikun e tij në Shkodër

Shkodra ?shuplakë? Bashës/ Ramizi i Lulit mundet për 2 vota

Ramizi i Lulit, oficeri i diktaturës në shërbim të Ramiz Alisë

Baza jashtë kontrollit të Bashës/ Dështojnë zgjedhjet e Brendshme në PD

Zgjedhjet në degët e PD/ Basha rizgjedh kryetarët humbës (Emrat )

Dështimi i zgjedhjeve në PD/ Bashës i grisin urdhërin

Mbyllen zgjedhjet në Berat/ Azizi vazhdon drejtimin e PD-së

Plasin skandalet/Shkaterrohen zgjedhjet në PD, farsë e Lulzim Bashës

Zgjedhjet e PD në Lezhë, konfliktet dalin hapur/Zef Gjoka fiton u mbështet nga Fran Frrokaj

Lajmet e fundit nga