Connect with Us

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Aktualitet

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Publikuar

-

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve.

Pjesë e KLP do jenë Besnik Cani, Antoneta Sevadri dhe Gent Osmani.

Besnik Cani është prokurorë i Prokurorisë së Elbasanit, Gent Osmani prokurorë i Krimeve të Rënda, ndërsa Antoneta Sevdari prokurore e prokurorisë Tiranë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Fusha” Sh.p.k. “rrëmben” një tjetër tender/ Ja si u skualifikuan kompanitë që ofruan vlerë më të ulët

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare vijon të “përkëdhelë” bashkëpunëtorët e saj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për rikualifikimi urban të zonës turistike Golem, Bashkia Kavajë, ku morën pjesë 17 konkurrentë të cilët paraqitën ofertat e tyre.

Nga 17 kompani të cilat shprhën interes, vetëm 7 subjekte arritën që të kualifikoheshin, ndërsa 10 të tjerë u lanë jashtë garës, me argumentin se nuk përmbushnin kriteret që ishin vendosur.

CNA.al. ka siguruar dokumentin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku janë renditur të gjitha firmat që morën pjesë dhe vlerat që ato ofruan.

Firmat e skualifikuara janë firma me eksperiencë shumë vjeçare dhe që aktualisht po ndërtojnë mjaft objekte infrastrukturore në vend. Përveç eksperiencës shumë vjeçare, 7 prej firmave që u skualifikuan kanë dhënë vlera deri në 1.4 miliardë lekë më pas sesa firma fituese. Por pavarësisht vlerës më të ulët që ofruan, drita jeshile për të fituar këtë tender iu hap firmës “Fusha”, e cila ofroi një çmim më të lartë se sa firmat që u lanë jashtë garës. “Fusha” ofroi 55610316.76.

LEXO EDHE:  Befason Pandeli Majko/Ja për çfarë i jep plotësisht të drejtë opozitës

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon skandalin/ Si po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve

Por nëse shohim firmat e tjera që janë lënë në garë, del që firma “Fusha” ka ofertën më të ulët dhe duket sikur çdo kualifikim është bërë me qëllim për të shkuar deri tek subjekti që është më i preferuar, që është “Fusha”. Kjo e fundit është një nga firmat më të famshme dhe më të akuzuara në vend jo vetëm nga opozita por edhe nga shumë media në lidhje me tenderat e famshëm duke nisur me sheshin “Skënderbej” apo edhe me Teatrin Kombëtar./CNA.al.

Veliaj i jep tendera pa garë kompanisë së “preferuar”, Fusha Sh.p.k

Mblesëri me firmën ‘Fusha’/ Zbulohen prapaskenat me çështjen e Teatrit Kombëtar

“101 milion euro tendera”/ Si Rama dhe Veliaj “shpërblyen” kompaninë Fusha    

Dokumenti- Firma e akuzuar/ Qeveria i jep 4 miliardë lekë tender kompanisë “Fusha”

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Dosjet dhe vendimet e Qarkut Korçë përfundojnë në tregun e fruta-perimeve si tabela çmimesh

Publikuar

-

Nga

Ndodh edhe kështu! Dosjet dhe vendimet zyrtare të instutucioneve shtetërore, përfundojnë si tabela çmimesh në tregun e fruta-perimeve.

Bëhet fjalë për disa dosje të Këshillit të Qarkut Korçë që i përkasin vitit 2005.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga CNA.al, në një nga dosjet mund të lexohet qartë, se bëhet fjalë për një vendim të kalimit kapital, të objekteve të minierës së bakrit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje është me qëllim, por disa dokumente zyrtare, kanë përfunduar si letra pa vlerë. Institucionet duhet të kujdesen që këto dosje dhe dokumente të eleminohen jo të përfundojne në tregje me vula dhe firma zyrtare./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet flakë për flakë Ramës/Do iu përmbysim! S’ka rrugë tjetër

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet flakë për flakë Ramës/Do iu përmbysim! S’ka rrugë tjetër

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pajisjet anto-Covid u blenë tre herë më shtrenjtë”/ PD denoncon aferën korruptive të qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Pajisjet anto-Covid u blenë tre herë më shtrenjtë”/ PD denoncon aferën koruptive të qeverisë

Partia Demokratike, përmes ish deputetes Orjola Pampuri denoncoi një tjetër tender korruptiv të qeverisë, siç u shpreh ajo.

Në një dalje për mediat, Pampuri u shpreh se ka nisur një luftë mes klaneve të qeverisë për tenderat, ndërsa shtoi se sëfundmi në një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për pajisjet anticovid u blenë 3 herë më shtrenjtë.

Sipas ish deputetes, vendi jonë gjendet mes dy kontrasteve të mëdha, ku nga njëra anë është varfëria e qytetarëve për të mbijetuar dhe nga ana tjetër janë klanet brenda qeverisë për të gllabëruar tenderin e rradhës.

Deklarata e plotë e Orjola Pampurit

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

LEXO EDHE:  Befason Pandeli Majko/Ja për çfarë i jep plotësisht të drejtë opozitës

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie. Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!/CNA.al.

LEXO TE PLOTE