LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon të shtohet numri i protestuesve/ Qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

11 Dhjetor 2018, 11:22, Aktualitet CNA

Vijon të shtohet numri i studentëve protestues para Ministrisë së Arsimit.

Për herë të parë pas 28 vitesh, Rrugët e Tiranës janë me të rinj e të reja që kanë nisur një lëvizje të madhe për plotësimin e kërkesave të tyre.

Mijëra të rinj e të reja me flamuj shqiptarë, amerikanë apo edhe BE dhe me parulla të shumta në duar kanë bllokuar rrugët. Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, kanë larguar çdo elementët partiak nga protesta duke mos pranuar politizim dhe i kanë lënë qeverisë ultimatum për plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Ndërkohë, studentët kanë qëlluar me veze dhe objekte të tjera në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.

Lajmet e fundit nga