LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Tirana në ethe/ “Uragani” studentor drejt Ministrisë së Arsimit

11 Dhjetor 2018, 09:04, Aktualitet CNA

Studentët kanë paralajmëruar një protestë masive sot, ku pjesëmarrës do të jenë dhe qytetarë e gjimnazistë.

Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet e vendit dhe ka nisur marshimi masiv drejt Ministrisë së Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

Ndërkohë edhe studentët e fakulteteve në rrethe kanë bojkotuar mësimin dhe kanë mbushur rrugët. Gjithashtu edhe gjimnazistët e Tiranës kanë bojkotuar mësimin për t?ju bashkuar protestës së studentëve./ CNA.al

Gjimnazistët bojkotojnë mësimin/ Bashkohen me protestën e studentëve

Protesta masive e studentëve/ Çfarë pritet të ndodhë sot

Bojkot kombëtar/ Studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

 

Lajmet e fundit nga