LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Pamje të rënda/ Dhunohet autori i vrasjes së 21-vjeçares

11 Dhjetor 2018, 10:11, Aktualitet CNA
Video- Pamje të rënda/ Dhunohet autori i vrasjes së

I riu, i cili i mori jetën 21-vjeçares Eleni Topaludhi, pak ditë më parë në ishullin e Rodosit është dhunuar barbarisht në burgun e Avlonës, në Greqi.

Nga video e siguruar nga CNA.al shihet se një grup të burgosurish që kanë hyrë me dhunë në qelinë e tij e godasin me shkelma dhe grushta 19-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj.

Të burgosurit që e godasin Lucajn janë të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa mes tyre është të paktën një gardian.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe avokati grek i popullit, si dhe shoqatat në mbrojtje të të dënuarve. Në një deklaratë të tyre, ata thonë se pavarësisht vrasjes makabre që 19-vjeçari dhe shoku i tij kanë kryer, ata janë tashmë në duart e drejtësisë dhe askush nuk ka të drejtë t?i dhunojë dhe persekutojë me akte vetëgjyqësie.

Lajmet e fundit nga