LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turpi i rryshfeteve në universitet/ Gazetari zbulon të pathënat

11 Dhjetor 2018, 09:37, Aktualitet CNA
Turpi i rryshfeteve në universitet/ Gazetari zbulon të pathënat

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se një ndër më të mirat që prodhoi protesta në fjalë është se nxori në sipërfaqe korruopsionin në universitetet tona.

Por, ajo që thekson Tomorri është fakti që sipas tij korrupsioni është i dyanshëm.

?Une nuk jam tifoz i lincimeve publike, por nje nga gjerat me te mira te protestes eshte dalja ne siperfaqe e korrupsionit ne universitetet shteterore. Megjithate e verteta duhet thene deri ne fund. Ky eshte korrupsion i dyanshem, qe ben njesoj pergjegjes si ata qe marrin leke, por dhe ata qe japin.?-shkruan Tomorri.

Më tej, gazetari thekson se ?Pedagoget qe marrin leke per provime jane qenie te uleta dhe te neveritshme, te cilet njollosin edhe punen e qindra pedagogeve te ndershem e te perkushtuar. Por te gjithe ne e dime qe nuk ka pedagog qe i merr leket nje studenti qe e meriton provimin. Leket merren per te dhene noten e pamerituar.?.

Gjithashtu gazetari shkruan se kjo është një gjë e pështirë që ka damkosur universitetet tona dhe që duhet të marrë fund.

?Eshte nje gje e peshtire, qe i ka vene nje damke te madhe universitetit ne Shqiperi. Kjo duhet te marre fund njehere e mire.?-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga