LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Themeluar nga aktivistë të së majtës/ Rama sulmon 'Lëvizja për Universitetin'

11 Dhjetor 2018, 21:22, Aktualitet CNA
Themeluar nga aktivistë të së majtës/ Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ?Top Show Magazine? në Top Channel, në dialog me studentët është shprehur se në këtë protestë kanë ndërhyrë 3 komponentë edhe pjesa më masive që janë studentët, e vërtetë që kërkojnë uljen e tarifave.

Krahas aktivistëve të PD-së dhe LSI-së, Rama ka sulmuar edhe  ?Lëvizja për Universitetin?, e themeluar nga aktivistë të majtë. Ai është shprehur se edhe ?Lëvizja për Universitetin? është një ndër komponentët që po shtrembërojnë qëllimin e vërtetë të protestës.

?Kërkesat janë të gjitha të arsyeshme, por meritojnë një diskutim, pikë për pikë sepse çështja nuk është merre e lerë. Por si zbatohet secila prej pikave dhe sa kohë duhet.

Ka 4 komponentë në këtë protestë. 3 të strukturuar dhe me një axhendë të tyre dhe ka një komponent të 4 që ka krijuar masë dhe kanë hallin e tyre shkollës, pra studentët e vërtetë.

Dy dihen PD-LSI dhe e treta, Lëvizja për Universitetin. ?Lëvizja për Universitetin? kanë ide që nuk kanë lidhje me programin tonë. Janë një grupim marksist, që nuk njohin Marksin dhe çfarë ka ndodhur sipas meje dhe jam i bindur që siç filloi të shfaqet sot është kjo?,- u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga