LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të stimulojmë hormonin e lumturisë

11 Dhjetor 2018, 21:53, Lifestyle CNA
Si të stimulojmë hormonin e lumturisë

Serotina është një neurotransmetues që ndihmon në balancimin e humorit dhe të mendimeve.

Sipas studimeve ajo ndikon në përmirësimin e gjendjes sonë emocionale, në përmirësimin e oreksit si dhe të gjumit.

Gjithsesi çlirimi i serotinës mund të stimulohet duke kryer disa aktivitete shumë të thjeshta. Ja disa prej tyre:

Kujdesi personal

Merr kohë për veten dhe kujdesu për mirëqenien tënde fizike dhe mendore.  Mund ta bësh përmes masazheve, saunës, jogës, apo aktiviteteve të ndryshme që mund të bësh në ajër të pastër. Merr pak kohë gjatë ditës për të lënë një takim me veten, dil qetësohu dhe nxirr stresin e akumuluar përgjatë ditës. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të ulur nivelin e kortizolit dhe për të rritur nivelin e serotinës.

Vitaminat B  komplekse

Vitaminat B  kompleks janë shumë efektive në uljen e simptomave depresive si dhe në neutralizimin e aktivitetit stresant të trurit.

Sipas një studimi të kryer në SHBA-simptomat e depresionit janë ulur ndjeshëm pas përdorimit të vitaminave B-kompleks.

Këto vitamina janë shumë efikase në përmirësimin e humorit si dhe në krijimin e qendrueshmërisë. Sipas mjekëve rekomandohet një dozë rreth 50-100 mg.

Drita e diellit

Drita e diellit shkakton çlirimin dhe krijimin e shumë substancave, të cilat japin benefite për trupin tonë. Filloje ditën me 15 deri në 20 minuta  ekspozim në diell.

Drita e diellit bën që serotina të çlirohet natyrshëm,ndërsa përdorimi i kremit kundër diellit, nuk i pengon aspak benefitet që merr trupi ynë nga ky i fundit./Cna.al

Lajmet e fundit nga