Connect with Us

Protesta/ Studentët e Elbasanit arrijnë te Ministria e Arsimit

Aktualitet

Protesta/ Studentët e Elbasanit arrijnë te Ministria e Arsimit

Publikuar

-

Studentët e Elbasanit kanë mbërritur përpara Ministrisë së Arsimit, ku i janë bashkuar protestës së të rinjve të Tiranës.

Me flamuj kombëtar e pankarta, ata kanë marshuar në këmbë nga Elbasani në drejtim të kryeqytetit.

E ndërsa protestës i janë bashkuar studentët e qytetit të Elbasanit, të rinjtë që ndodhen para MASR-së dëgjohen të thonë, “Elbasani është me ne”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit, për të ndihmuar 92 vende më në nevojë për fushatën e imunizimeve deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërkaq ekspertët thonë se Rusia po punon për të diskredituar vaksinat perëndimore dhe po reklamon intensivisht vaksinën e saj Sputnik V. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anush Avetisyan njofton.

Kur administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat miratoi vaksinën Pfizer për të luftuar koronavirusin në dhjetor 2020, Rusia e kishte gati fushatën e saj të dezinformimit duke u përpjekur të bindte publikun se vaksina ishte e rrezikshme.

Grupe mediatike ruse dhe postime në median sociale përhapnin pretendime të pabaza se vaksinimi kishte shkaktuar vdekje dhe se vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna shkaktonin mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se këto pretendime të rreme të përhapura nga Rusia synojnë të minojnë besimin tek vaksinat që prodhon Perëndimi.

Info-demia, siç e kemi cilësuar, është problem po aq i madh sa edhe pandemia. Kjo fushatë përcjell informacion që po përhapet nëpër botë më shpejt sesa vetë virusi,” thotë një zëdhënëse e OBSH-së.

LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani/ Atentat me armë zjarri 30 vjeçarit
LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani/ Atentat me armë zjarri 30 vjeçarit

Por Rusia nuk është e vetmja që përhap dezinformim. Shërbimi i Jashtëm Evropian tha në raportin e tij të fundit se media pro-Kremlinit, si edhe Kina po punojnë për të minuar besimin tek vaksinat evropiane e amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se po bëjnë ç’është e mundur për të luftuar dezinformimin.

Bashkëpunojmë me partnerë të ndryshëm, që nga qeveritë e deri tek shoqëria civile për t’iu përgjigjur kësaj fushate. Sidomos në kushtet e një pandemie globale, ku ka rëndësi të veçantë vaksinimi i popullatës, njerëzit duan të dëgjojnë të vërtetën. Për fat të mirë, po shtohet numri i organizatave të angazhuara për të arritur imunizimin,” thotë Daniel Kimmage, zyrtar në Departamentin e Shtetit.

Kjo fushatë dezinformimi e bën më të vështirë luftën kundër pandemisë.

Mosbesimi që po mbjell Rusia dëmton edhe interesat e saj, thonë ekspertët, duke sjellë si shembull rezistencën që kanë shfaqur vetë rusët ndaj vaksinës Sputnik V./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës, pak para zgjedhjeve

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë  me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.

Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.

“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !

– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?

– I them: ” une jam i deklaruar”.

–  Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”

– I them : ” po pse ” ? 🤣

– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,

dy palet qe ishin ne  lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohohet me veten, por do te bej shume si veten.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE