LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesat e studentëve/ Rama: Qeveria nuk është magazinë

11 Dhjetor 2018, 21:25, Aktualitet CNA
Kërkesat e studentëve/ Rama: Qeveria nuk është magazinë

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin ?Top Show? në Top Channel tha  se të gjitha kërkesat e studentëve janë të arsyeshme, por sipas tij qeveria është magazinë, që studentët të presin nga dyqani t’u çojnë pakon.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo protestë, ka 4 komponentë.

?Sigurisht që janë të gjitha të arsyeshme. Por meritojnë një diskutim pikë për pikë sepse çështja nuk është merr e lëri, çështja është si zbatohet secila prej tyre.

Sa kohë duhet për secilën prej tyre. Dua të falënderoj studentët që janë këtu dhe me siguri kanë pasur dilema të mëdha që të vijnë apo jo.

Tani pas pjesës së dytë të ditës doli në pah se protesta ka 4 komponentë. Protesta ka 3 komponentë të strukturuar dhe me një axhendë që është e tyre dhe ka një komponentë që ka krijuar mase, që janë studentët që kanë hallin e tyre dhe hallin e shkollës.  Qeveria nuk është magazinë, që pret nga dyqani të çojnë pakon?,-deklaroi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga