LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamion me drogë në kufi/ Arrestohet drejtuesi, kërkohet një tjetër

11 Dhjetor 2018, 11:27, Aktualitet CNA
Kamion me drogë në kufi/ Arrestohet drejtuesi, kërkohet një

Policia kufitare e Durrësit ka kapur një kamion, i cili po transportonte 5 kg e 300 gr lëndë narkotike.

Në  pranga ka rënë drejtuesi i mjetit shtetasi T.H 31 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E.H.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Po ashtu nga po këto autoritet janë kapur tre shtetas të huaj që po tenmtonin të kalinin kufirin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara. Policia ka arrestuar shtetasit V.E, 30 vjeç, banues në Turqi, S.A, 43 vjeç, banues në Turqi dhe R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga