LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ftoi në parlament/ Studentët i përgjigjen Ramës

11 Dhjetor 2018, 11:06, Aktualitet CNA
I ftoi në parlament/ Studentët i përgjigjen Ramës

Studentët kanë mbërritur tek Ministria e Arsimit, që do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit. Ata kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë dhe më pas janë mbledhur tek ministria.

Ndërkohë, pas statusit të kryeministrit Rama, i cili tha se është dakord me pikat e studentëve parimisht duke theksuar se për t?i hedhur në zbatim kërkojnë  më parë dialogun mes palëve, disa studentë në një prononcim për BW deklaruan se nuk janë dakord me propozimet e kryeministrit duke theksuar se nuk ulen pa parë të nënshkruara kërkesat e tyre.

Njëri prej tyre deklaroi se nga universiteti po marrin në këmbim ?bërrylat? dha asgjë më shumë . Kryeministri Rama në postin e shpërndarë pak çaste më parë, ftoi studentët të shkojnë edhe në Parlament nëse nuk kanë besim të ulen në dialog në Kryeministrin.

?Unë mendoj se nuk jam dakord, sepse ai nuk besoj se i realizon kërkesat tona, Kryeministri duhet t?i marrë parasysh kërkesat tona një për një?, tha një student.

?Protesta do të përshkallëzohet. Nuk i njohim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, atëherë do jemi ne qe do t?i plotësojmë. Poshtë sistemi komunist!?, deklaroi një tjetër.

?Kërkesat tona janë këtu të shpalosura. Nuk vlen, ne duhet t?i shohim të miratuara kërkesat tona dhe pastaj largohemi.?, tha njëri prej tyre.

?Kerkesat kanë shkuar, kryeministri t?i cojë ku të dojë. Ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë. Ne nuk po themi që të miratrohen pa ardhur viti i ri, mjafton të jenë të shkruar adhe të firmosura dhe të nisë puna sa më parë. Po marrim bërrylat nga shkolla?, shtoi një tjetër student.

Lajmet e fundit nga