Connect with Us

Foto- Studentët bllokojnë rrethrrotullimin në “Zog të Zi”/ Banorët bashkohen me ta

Aktualitet

Foto- Studentët bllokojnë rrethrrotullimin në “Zog të Zi”/ Banorët bashkohen me ta

Publikuar

-

Një pjesë e studentëve janë larguar nga godina e Ministrisë së Arsimit dhe kanë marshuar përgjatë rrugës së Durrësit dhe më pas kanë bllokuar rreth rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”.

Siç shikohet edhe në foto ata janë ulur këmbëkryq në rrethrrotullim, ndërsa banorët e zonës i kanë pritur me flamuj dhe janë bashkuar me ta.

LEXO EDHE:  Seancë dhe protestë/ E mërkura e tensionuar me opozitën në rrugë

Disa prej studentëve kanë  paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen dhe protesta do të përshkallëzohet më tej./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Publikuar

-

Nga

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën globale për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, madje duke dhënë si argument bindës,  se vajza e tij ishte vaksinuar. Autoritetet ruse e kanë aprovuar dhe do të fillojnë prodhimin masiv.

Megjithatë, shumë ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me vaksinën a ditëve të fundit. Ajo ende nuk ka kaluar provat e fazës-3, të cilat konsiderohen thelbësore për të garantuar sigurinë e një vaksine, shkruan Business Insider.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, është ndër ata që kanë shprehur shqetësime në lidhje me procesin e shpejtë të ndërmarrë nga vendet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, në garën për të prodhuar një trajtim.

LEXO EDHE:  Dyshimet e Artan Hoxhës/ Berisha me atlete Adidas në protestë, cili është mesazhi?!



Kriza e koronavirusit ka krijuar një garë secili nga kombet do të jetë i pari që zhvillon një vaksinë, duke fituar ndikim dhe prestigj gjeopolitik, si dhe mijëra jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj e thotë hapur/ Studentët nuk po protestojnë vetëm për tarifat

Kohët e fundit Rusia është akuzuar nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar për përpjekje për të hakuar qendrat e tyre të kërkimit shkencor koronavirus.

Njoftimi i Rusisë po trajtohet me kujdes, pasi instituti që zhvilloi trajtimin ka lëshuar informacion të kufizuar mbi vaksinën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Video- Çfarë po ndodh para Bashkisë së Tiranës?!/ “Rrethohet” Veliaj

LEXO EDHE:  Dyshimet e Artan Hoxhës/ Berisha me atlete Adidas në protestë, cili është mesazhi?!

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE