Connect with Us

Avokati i Popullit/ Kreu i OSBE: Kuvendi nuk i kushton vëmendje

Aktualitet

Avokati i Popullit/ Kreu i OSBE: Kuvendi nuk i kushton vëmendje

Publikuar

-

Nga Prezenca e OSBE-së – Fjala e mbajtur nga Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, në konferencën e përvitshme organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, ku ka folur për rolin e këtij instituçioni gjatë këtyre viteve në vendin tonë.

Borchardt tha se që nga 1997-ta vendi ynë ka ndryshuar shumë, por ende nuk mund të thuhet se është aty ku duhet të ishte.

“Por që atëherë, Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në rrafshin politik, ekonomik dhe shoqëror, edhe në fushën e të drejtave të njeriut. A u bënë zhvillimet me ritmin e duhur? Kjo është një çështje që ia vlen të debatohet me seriozitet. A është gota gjysmë plot apo gjysmë bosh? As që do të përpiqesha t’i jepja përgjigje kësaj pyetje në këtë veprimtari, sepse do ta tejkaloja ndjeshëm kuadrin e saj.”- tha ai.

Me tej kreu i OSBE-së në Tiranë tha se ky institucion nuk është ende një pikë referimi për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk janë të informuar për rolin e tij.

LEXO EDHE:  Hetimet për skandalin e byzlykëve/ Kryemadhi “shkund” Kuvendin

“Duke qenë se ky institucion është një pikë referimi për një demokraci funksionale, mbetet ende një pjesë të rëndësishme për t’u ndjekur: njerëzit duhet të mësojnë më shumë rreth Avokatit të Popullit, ta dinë mirë se çfarë mund të bëjë kjo zyrë për ta. Mund t’i shpjegoni atyre se çfarë mund të bëni për ta, me qëllim që të gjithë shqiptarët të mund t’i ndajnë ankesat e tyre me ju nëse të drejtat e tyre nuk respektohen nga institucionet publike.”- vijoi ai.

Ndërsa më tej Borchardt theksoi se Kuvendi nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur raporteve të Avokatit të Popullit në lidhje me çështje të veçanta.

“Kuvendi nuk i kushton vëmendjen e duhur shumë prej raporteve të Avokatit të Popullit në lidhje me çështje të veçanta, siç ndodhi më herët këtë vit në lidhje me raportin për shpronësimet. Avokati i Popullit mund të kontribuojë pozitivisht për një demokraci shqiptare të shëndetshme dhe me reputacion të mirë, në qoftë se këtij institucioni i jepet mundësia për ta bërë këtë.”-u shpreh kreu i OSBE-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Kikia tha se ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ndërsa shtoi se edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.

LEXO TE PLOTE

Bota

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Publikuar

-

Nga

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen.

Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit.

“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Shtyhet afati i Komisionit Hetimor

LEXO EDHE:  Kuvendit po saboton integrimin e Kosovës në BE

Komisioni Evropian – i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun – ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës.

Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel.

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina.

Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në news 34, Lubonja tha se raporti, nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Sipas tij rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah, se SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

“Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE