Connect with Us

Astrit Patozi “shuplakë” Bashës/ Opozita jote ka kapitulluar

Aktualitet

Astrit Patozi “shuplakë” Bashës/ Opozita jote ka kapitulluar

Publikuar

-

patozi: Basha te kerkoje falje

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë në studion e emisionit “Top  Talk” në Top Channel ka thënë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund t’i ofrojë asnjë zgjidhje studentëve sepse ata kanë thënë jo politikë.

Më tej gjatë fjalës së tij ish-nënkryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozitën e kanë zvendësuar studentët, pasi opozita që drejtohet nga Lulzim Basha ka kapitulluar.

“Lulzim Bashën nuk e ka ftuar njeri sepse studentët i kanë thënë na rri larg. Partia Demokratike nuk e ka çuar akoma në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Arsimit të Lartë. Studentët kanë marrë rolin e opozitës. Opozita e Bashës ka kapitulluar”.– tha Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dy viktima në 24 orë/ Bie nurmi i rasteve të reja me Covid në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Dy viktima në 24 orë/ Bie nurmi i rasteve të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 464 persona të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 61 prej tyre.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.

LEXO EDHE:  Kulluri “dush të ftohtë” Bashës/ Duhet të marrë valixhet, opozita më e çorientuar se kurrë

LEXO EDHE:  Basha bën gafën e radhës/ Kryetari i Republikës së re përfshihet sërish në skandal

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 613 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.063./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Andi Përmeti takim me fermerët e Dvoranit/ Të zhgënjyer, në kërkim të një ndryshimi rrënjësor!

Publikuar

-

Nga

Deputeti Andi Përmeti ka zhvilluar sot takime me fermerët e Dvoranit.

Sipas Përmetit, fermerët janë të zhgënyer në kërkim të një ndryshimi rrënjësor për meritën e punës së tyre.



“Takime me fermeret e Dvoranit, njerez punetor, te bekuar nga natyra dhe klima por te lene ne harrese nga qeveria. Te zhgenjyer, ne kerkim te nje ndryshimi rrenjesor per ti dhene peshen e merituar punes se tyre.
Nevoje imediate per te gjetur dhe vene ne perdorim mekanizma ligjor per te mbrojtur punen e tyre dhe prodhimin vendas”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Publikuar

-

Nga

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Banorët e një pallati në Tiranë kanë përjetuar momente paniku pasi një apartament në zonën e Kodrës së Diellit është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje, i cili dyshohet të jetë harruar në prizë nga familjarët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.



Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE