LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhupa: Rama do të kapë Rektoratin, po mashtron studentët

10 Dhjetor 2018, 13:02, Aktualitet CNA
Zhupa: Rama do të kapë Rektoratin, po mashtron studentët

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi kyeministrin Edi Rama dhe Ministrinë e Arsimit se po mashtrojnë studentët.

Në një postim në rrjetet socialëe, Zhupa shkruan se kryeministrin se hoqi përgjegjësitë nga vetja dhe  i vuri fajin rektorëve e dekanëve që nuk janë konsultuar me studentët për çështjen e VKM-së dhe tarifat.

Ajo shprehet se meqë së kapi dot Rektoratin me Shullazin, Rama po përpiqet ta bëjë këtë duke mashtruar studentët.

?Rama kerkon te kapi Rektoratin, ate qe se beri dot me Shullazin, kerkon ta bej duke shfrytezuar studentet!Harroje Edi Rama me mashtrime nuk i hedh dot hi syve studenteve. Ploteso kerkesat qe te kane nisur te qarta me shkrim dhe leri monologjet me komente te paracaktuara per te mbajtur mediat 2 ore larg protestes masive te studenteve.?-shkruan ajo.

Më tej Zhupa tregon se kryeministri ka rritur tarifat dhe ka vendosur një sistem që nuk ka lidhje më  meritën, por me terrorin.

?Ti ke rritur tarifat sepse vendoset me VKM tavani i tarifave, ul tavanin dhe eshte e qarte cfare ndodh me tarifat. Ti ke vendosur nje sistem qe nuk ka lidhje me merite dhe preference, por nje sistem terrori qe duhet te ndertosh skema si mos ngelesh pa shkolle, ose ndryshe shko te privati. 70% e studenteve te mi, jane ne degen e tyre preference te 10, duke bere dicka ndryshe nga pasioni i tyre.?- vijon ajo.

Më tutje Zhupa i i thotë kryeministrit se ndërkohë që si ministre ka vendosur një person me mesatare 5.9, nga nxënësve me këtë mesatare i ndalohet konkurimi për shkollë të lartë.

?Ti ke vene ministre me mesatare 5.9 por nje nxenes qe ne moshe adoleshence del me kete mesatare i ndalohet me VKM nga ty edhe konkurimi per shkollen e larte.?- vijon zëdhënësja e PD-së.

Ajo fajëson kryeministrin për largimin e të rinjve nga vendi.

?Ti ke larguar nga Shqiperi me politikat e tua vetem per oligarket, 123570 te rinj deri ne 35 vjec qe jane rregjistruar per azil ekonomik sipas te dhenave te Eurostat.

Ne fjalimin e pare i quajte ngeles, ne fjalimin e dyte i quajte student, ne fjalimin e trete kerkon ti besh bashkeqeverises, ndersa ne fjalimin e katert do duhet te pranosh qe ata do jene qeverises pa ty. #dhjetoridyte?- mbyll postimin në rrjetet sociale ajo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga