LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët i përgjigjen Ramës/ Nuk jemi vegël politike, por e ardhmja e vendit

10 Dhjetor 2018, 16:25, Aktualitet CNA
Studentët i përgjigjen Ramës/ Nuk jemi vegël politike, por e

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se studentët nuk duhet të mbahen peng nga Kryemadhi dhe Basha, ka ardhur edhe reagimi nga të rinjtë që ndodhen para Ministrisë së Arsimit.

Njëri nga studentët e ndodhur në protestë i është kundërpërgjigjur kreut të qeverisë, duke i thënë se ata nuk janë vegël politike, por e ardhmja e vendit.

?Unë, në emër të të gjithëve i them kryeministrit se nuk jemi vegjël e politikës. Por do protestojmë këtu për të drejtat tona. Jemi kundër politikës. Jemi e ardhmja e këtij vendi?- u shpreh studenti./CNA.al

Lajmet e fundit nga