LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkenca thotë se, kjo lloj ndarje na VRET më shumë!

10 Dhjetor 2018, 22:37, Aktualitet CNA
Shkenca thotë se, kjo lloj ndarje na VRET më shumë!

Nëse keni pasur lidhje dhe ndarje me më shumë se një person, ndoshta e dini se disa prej tyre të lëndojnë më shumë se të tjerat. Ndërsa mund ta kaloni shpejt dhe lehtë njërën prej tyre, për tjetrën nuk mund të ndodh kështu. Kjo është krejt normale, nga ana tjetër shkenca thotë se mund të ketë një arsye shumë specifike përse ndihemi më keq pas disa ndarjeve, sesa pas të tjerave.

Sipas një studimi nga Universiteti Cornell, të refuzohesh nga dikush që zgjedh dikë tjetër para teje, lëndon më shumë se dikush që vetëm ju refuzon vazhdimisht. Me fjalë të tjera, nëse partneri juaj i fundit është ndarë prej jush në mënyrë që të lidhet me dikë tjetër, mund të ndiheni më të lënduar, sesa nëse dikush ndahet prej jush për të qëndruar pak vetëm.

Për të përcaktuar se çfarë lloji refuzimi lëndon më shumë, hulumtuesit kryen katër eksperimente me rreth 600 njerëz.

Sipas ?Time?, në disa nga eksperimentet dy femra (që punonin fshehurazi me hulumtuesit) u vendosën në një dhomë me një mashkull dhe njërës prej tyre iu tha se mund të zgjidhte një partner për të zgjidhur një ?puzzle?. Në disa raste, ajo zgjodhi femrën tjetër në dhomë si partnere, ndërsa në raste të tjera ajo punoi vetëm.

Në një tjetër eksperiment, disa grupeve iu kërkua që të imagjinonin raste të caktuara që ishin refuzuar. Nëpër çdo eksperiment, njerëzit raportuan se ndiheshin më shumë të lënduar pasi u refuzuan për shkak të një personi tjetër.

?Kjo mund të jetë për shkak se kundërshtimet e tilla çojnë në një shtim të ndjenjës së përjashtimit dhe uljes së vetëbesimit?, shkruan autorët e studimit, sipas ?Time?.

Gjithsesi refuzimet të krijojnë një ndjenjë shumë të keqe, pavarësisht arsyes. Por është e rëndësishme të mbani mend se pa marrë parasysh arsyen e refuzimit tuaj, jeni ende të vlefshëm dhe nuk duhet ta reflektoni në vlerat tuaja.

Lajmet e fundit nga