LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Arian Galdini/ Lulzim Basha, ose na bashko ose na ke përballë!

10 Dhjetor 2018, 19:26, Aktualitet CNA
Nga Arian Galdini/ Lulzim Basha, ose na bashko ose na ke përballë!

Teksa flisja me një shoqen time të fëmijërisë, ajo po më rrëfente ngazëllimin e saj kur shihte të bijën studente duke protestuar plot revoltë e dëshirë për tia dalë mbanë.

Na u rritën fëmijët Arian, më tha shoqja ime. Dikur ne bashkë  organizonim dhe drejtonim protestat dhe përballjet e të rinjve vlonjatë në fillimin e viteve 90.

Tani një brez i ri dhe pikërisht fëmijët e lindur pas 90, janë në sheshe.

Unë nuk e mbështes, këtë Lëvizje, i sqarova shoqes sime, sepse në dijeninë time është Lëvizje Komuniste. Megjithatë, lëre vajzën të lirë. Le ta jetojë dhe shijojë edhe ajo fuqinë e revoltës.

Vajza ime nuk është komuniste, ma ktheu shoqja. Ajo madje thotë se shumica e studentëve në atë shesh nuk janë komuniste e nuk kanë pikë lidhjeje me  Organizatën Politike që synon drejtimin dhe administrimin e revoltës studentore. E keqja është se asnjë palë aty nuk është e besueshme. Sidomos e djathta është krejt e papërfaqësuar.

E rilexova sot bisedën me shoqen time në inboxin e facebook dhe u ndjeva krejt i trishtë.

Në Europën Perëndimore të pas L2B, edhe ka qenë e kuptueshne që intelektualët dhe lëvizjet studentore të dominoheshin kryesisht nga idetë e majta, si inerci post Nazi – Fashiste.

Por në një Shqipëri ku për 50 vite komunizmi u shpalos me një mizori të pashoqe e madje me karakteristika unike, nuk bën kuptim, aspak kuptim, që intelektualët dhe studentët të tërhiqen nga graviteti i ideve apo aktivizmave të majta.

Mirëpo, ja ku jemi.

Dështimi ynë fantastik për ta kthyer lirinë në parim, demokracinë në themel dhe mendimin kritik në fuqi, ka sjellë këtë deformim moral dhe ç’orientim social me prirje pothuajse sado-mazokiste.

E megjithatë, përtej dështimit tonë madhor si brez, përtej krimeve e zullumeve skandaloze të periudhës 28 vjeçare postkomuniste, për asnjë arsye unë nuk do ta kuptoja e as pranoja që komunizmi dhe idetë komuniste të riktheheshin në vendin tonë si opsion.

Është e fëlligësht të shohësh komunistë dhe intelektualë organikë gramshianë sesi manipulojnë brishtësinë dhe dlirësinë e të rinjve tanë, studentëve tanë, fëmijëve tanë.

Në fakt është këmbanë alarmi për të gjithë ne.

Lajmet e fundit nga