LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë zgjedhor për KLP dhe KLGJ

10 Dhjetor 2018, 18:24, Aktualitet CNA
Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të jetë tërësisht funksional.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

?Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.?-shkruhet në faqe.

Ajo gjithashtu thekson se një sistem drejtësie tërësisht funksional është në interesin e qytetarëve, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

?Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t?i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike.?- vijohet në reagim.

Në fund të shkrimit ambasada thekson se ruajtja e këtij procesi është hap thelbësor për negociatat me BE-në.

?Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.?-mbyllet postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga