LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KSSH dënon përpjekjet për përçarjen e studentëve/ Vetting për pedagogët

10 Dhjetor 2018, 13:23, Aktualitet CNA
KSSH dënon përpjekjet për përçarjen e

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve, për të cilën thotë se bëjnë krenar një popull të tërë.

Në një deklaratë për mediat, KSSh shprehet se ?
Prej një jave studentët shqiptarë po bëjnë krenar një popull të tërë me qendresën e tyre përballë një sistemi të korruptuar, që I zhvat dhe u nëpërkëmb dinjitetin.?.

Ndërkohë KSSH dënon përpjekjet për përçarjen e protestës dhe njollosjen e saj, ndërsa thekson se ?Me keqardhje konstatoj se politka përmes të rinjve, që idhull kanë ata që nga bankat e shkollës private kanë shkuar në kuvend, po tenton më çdo çmim të njollosë këtë protestë, që në fokus ka kërkesat e studentevë për një universitet më të mirë, për zhdukjen e korrupsionit dhe nepotizimit në arsimin e lartë.?

Sipas KSSH, ?studentë që kanë kryer studimet në universitetet private të dirigjuar nga idhujt e tyre ne partitë politike, kryesisht PD e  LSI por edhe PS po bëjnë çdo përpjekje për të përfituar nga situate,e studentët nuk duhet ta lejojnë.?

Më tej thuhet se “Vettingu në stafin akademik është një domosdomshëri e studentët duhet ta kërkojnë me patjetër  ndaj s?duhet të tërhiqen deri në plotësimin e kësaj kërkese.”

Deklarata e plotë e KSSH:

Prej një jave studentët shqiptarë po bëjnë krenar një popull të tërë me qendresën e tyre përballë një sistemi të korruptuar, që I zhvat dhe u nëpërkëmb dinjitetin.
Me keqardhje konstatoj se politka përmes të rinjve, që idhull kanë ata që nga bankat e shkollës private kanë shkuar në kuvend, po tenton më çdo çmim të njollosë këtë protestë, që në fokus ka kërkesat e studentevë për një universitet më të mirë, për zhdukjen e korrupsionit dhe nepotizimit në arsimin e lartë.
Studentë që kanë kryer studimet në universitetet private të dirigjuar nga idhujt e tyre ne partitë politike, kryesisht PD e  LSI por edhe PS po bëjnë çdo përpjekje për të përfituar nga situate,e studentët nuk duhet ta lejojnë.
Un jam prind I dy fëmijeve që kanë kryer shkollën e lartë dhe I njoh si të gjitha familjet shqiptarë sakrificat për të shkolluar fëmijët.
Stundentët shqiptarë janë krenari pasi ata përballojnë cdo sakrificë për tu shkolluar, mdaje shume prej tyre punojnë dhe ndihmojnë familjet në rrethe.
Asnjë nuk mund të tallet e ti përçmojë ata të rinj që sot frymëzojnë.
Vettingu në stafin akademik është një domosdomshëri e studentët duhet ta kërkojnë me patjetër  ndaj s?duhet të tërhiqen deri në plotësimin e kësaj kërkese.
Janë me dhjetëra pedagogë në Universitet që kërkojnë tarifa të kripura për të dhënë notë kaluese, kërkojnë favore seksuale, e ushtrojnë presion me studentet.
Janë  shumë ata pedagogë të sistemuar nga partitë politike në universitete, teksa përvecse shumica janë me diploma kioskash e doktoratura te vjedhura, ka rezultuar se akademikë janë edhe pjestarë të bandave kriminale.
Studentet shqiptarë përballen armatë pedagogësh dekanësh e rekatorësh që universitetet shtetërore I kanë kthyer në pronë private.
Këshillat studentorë duhet të shkrihen pasi janë kthyer ne vegël të rektorëve dhe tutorëve politikë të këtyre te fundit dhe studentët të supertohen nga sindikatat që krijiojnë qeveritë e pavarura studentore që do mbrojnë të drejtat e tyre,
Qeveria duhet të plotësojë çdo kërkesë të studentëve, pasi nëse tallet me ta ajo bashkë me opozitën do kenë fund të frikshëm.
Ministria e Arsimit duhet të rifomartohet, të largohen nga aty një tufë dallkaukësh që mbrojnë interesat e universiteteve private.

Lajmet e fundit nga